Pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, kryeparlamentari Meta ka njoftuar shtyrjen për rreth një orë të seancës plenare, ndërkohë që demokratët mblodhën grupin parlamentar. Ngërçi në të cilin është futur procesi për draftin përfundimtar të dekriminalizimit ka përplasur palët politike që në nisje të seancës plenare të Kuvendit.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar që Kuvendi të mos vazhdojë punimet deri sa të arrihet marrëveshja. Ndërkohë që kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi ka kërkuar në emër të grupit që Kuvendi të vijojë me cështje të tjera, ndërkohë që palët të vijojnë negociatat për mbërritjen e marrëveshjes. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, mësohet se është vendosur që gjithçka t’i lihet në dorë negociatave mes palëve.
