Kompjutera të realizuar në Google tashmë “pikturojnë” si Van Gogh. Por jo vetëm, veprat e krijuar nga këta të fundit, kanë dalë në ankand dhe janë shitur për mijra dollarë.

Duke përdorur një rrugë të kundërt me atë të njohjes së imazhit, një ndër emat më të njohur në botën e internetit, ka zbuluar në muajt e kaluar një teknologji të retë bazuar në rrjetet neurale të inteligjencës artificiale, për t’i “mësuar” kompjuterave që të krijonin imazhe artistike duke nisur nga një foto.

Rezultati ishe ajo i pikturave që kanë dalë në ankand në San Francisco. Për 6 punimet kryesore, blogu i Wall Street Journal, thotë se janë paguar edhe deri në 8 mijë dollarë.
Në telajot viruale të realizuara nga kompjuterat e Google, shihen peisazhe që të kujtojnë pyjet të frymëzuara nga impresionizimi i Van Gogh-ut, gjurmë fantastike kështjellave dhe kafshëve.

Inxhinierët e kompanisë kanë aplikuar një algoritëm në procesin artistk. Kështu me disa inpute të vogla njerëzore, kompjuterat kanë bërë pjesën tjetër të punës duke realizuar rreth 30 vepra enkas për një event këto ditë.
Një nga teknika e përdorura konsiston dhe në zëvendësimine veprave të njohura, të ripunuara nga truri informatik.
