Llogaritë e rreme në “Facebook” mund t’u çojnë para ligjit

redaktor

Përdoruesit e internetit të cilët krijojnë profile të rreme në rrjetet sociale mund të përballen me akuza penale. Kjo është përcaktuar në udhëzimin më të ri. Njerëzit që përdorin llogari në mediat sociale në emër të të tjerëve dhe për më tepër i keqpërdorin ato duke ngacmuar apo sulmuar të tjerët do të përballen me ligjin.

Sipas Shërbimit të Prokurorisë kjo dëmton reputacionin dhe i turpëron njerëzit  në mënyrë të padrejtë. “Në disa raste informacioni mund të përhapet në atë mënyrë sa të bëhet i besueshëm që është shpërndarë nga vetë përdoruesi real”, thanë autoritetet.

Sipas autoriteteve rregullat e reja janë një përgjigje për të luftuar krimin online, pasi po përhapet masivisht.

Share This Article
1 Comment
  • Per cilen prokurori behet fjale?! Pastaj po komentet anonime ne gazeta pse lejohen, megjithese une vete jam anonim ketu? Apo lejohen se njerezit kane frike te shprehen nga drejtesia e padrejte ne demokraci dhe lejojne nje çthurje totale te shprehuri? Po dhe ne komunizem po te shpreheshe kunder normave te moralit te atehershem, denoheshe. Tani ne facebook denohesh, ne komente gazetash nuk denohesh qe mund te çpifesh dhe shkaterrosh jeten e tjetrit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *