Qeveria turke vendos kontrollin e gazetës më të madhe opozitare

Dita
Istanbul 6. Sulh Ceza Hakimligi Zaman Gazetesi'ne Kayyim atadi. 4 Mart 2016 / Akif Talha Sertturk

Një Gjykatë në Stamboll ka vendosur që të caktojë një administrator shtetëror për gazetën më të madhe opozitare atje “Zaman”.

Gazeta ka një tirazh ditor më shumë se 1 milion kopje. Caktimi i një administratori shtetëror, praktikisht do të thotë mbyllje të saj, siç ka ndodhur edhe me shumë media të tjera.

Vendimi ka shkaktuar protesta të stafit të gazetës, e cila ka mbi një mijë punonjës. Vendimi i Gjykatës ka ardhur me kërkesë të Prokurorisë së Stambollit, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Një turmë njerëzish u mblodh përpara godinës në përkrahje të medias në fjalë.

“Ne jemi duke përjetuar një ditë të turpshme për lirinë e medias në Turqi. Institucionet e mediave tona janë duke u konfiskuar”, tha editori i gazetës Sevgi Akarçeşme.

Share This Article
1 Comment
  • Dava islamikesh , si gjithe shtetet e tjera myslymane . Ku dine myslot , ç’eshte demokracia .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *