Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Duke kërkuar të pamundurën humbet dhe të mundurën. Që një ligj a reformë të pëlqehet nga të gjithë, është krejtësisht jashtë reales. Në rast se tek ne trumbetohet konsensusi i të gjithëve, ju siguroj që vetë thelbi i reformës është kaq i degraduar sa mund të mos njihet më. Në Kosovë u kundërshtua zgjedhja e A. Thaçit se opozita në pakicë nuk e dashka! Ata duhej të kërkonin së pari ndryshimin e Kushtetutës, pastaj diskutimin për emrin e kandidatit për president. Edhe këtu e njëjta gjë, veç me ndryshimin që në Shqipëri ka nxitje e presion nga ndërkombëtarët për të mbërritur pikërisht atë. Të pamundurën e teoriken kur reforma, sidomos në drejtësi, është oksigjen kombëtar. Në Kushtetutën e Shqipërisë është qartësisht e lexueshme votimi me dy të tretat e tre të pestat. Pra mekanizmi i të mundshmes ekziston. Përse duhet kërkuar me kaq persistencë ajo që e kemi provuar se është thjesht potere, siç do të ndodhë edhe sot në parlament bashkë me protagonizmin e doktorit të “madh”? Jemi të neveritur nga llomotitjet pa fund e krye. Na duhen punë e fakte konkrete. Përse duhet të durojmë pa fund? Profeti
