Kundërvënie, apo mbështetje?

redaktor

Zoti Thano! Këmbëngulja e gazetarit të shquar Stefani se shkelja e statutit të partisë komprometon zhvillimet politike në gjithë vendin, nuk bind. Aq më tepër kur meraku për atë statut është “ngjitur” deri dhe te kreu real i opozitës. Aq më tepër gjithashtu, kur çështjen e statutit, si një mision, e menaxhon deputeti i PS-së Blushi. Është po ky deputet që qysh të nesërmen e “humbjes” (manipulimit) të zgjedhjeve në vitin 2009, thirri fort: “Zoti Rama! Jep dorëheqjen! Largohu! Kemi humbur! Shtëpia jonë u shemb. Ja, e ka dhe statuti, kur partia humbet zgjedhjet, jep dorëheqjen.”

Pra si atëherë në opozitë, dhe tani pas 7 vjetësh, me vetëm 2.5 vjet qeverisje, Ramës i kërkohet të dorëzojë partinë. Kjo sjellje s’është tjetër veç një dëshmi e mjerimit intelektual dhe politik njëkohësisht, si pjesë e shtratit të hipokrizisë ku lëviz politika dhe shoqëria në rrëmujë.

Prandaj s’mund të isha i bindur për atë rreshtim edhe të z. Stefani, në krah të deputetit e kush e ndjek pas, të cilët kanë zgjedhur kundërvënien e jo mbështetjen për një qeverisje edhe më të mirë të këtij vendi me shumë probleme.

 

Letër e nënshkruar,

Kol Rrudha

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *