Dy ditë pasi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini e cila vizitoi Shqipërinë këtë të enjte, ku edhe mbajti edhe një fjalë speciale në Kuvend duke i bërë thirrje politikës shqiptare të miratojë reformën në drejtësi, si kushti kryesor për celjen e negociatave për anëtarësimin në BE, ka bërë edhe një përmbledhje të axhendës së saj në Shqipëri.
Ja postimi i plotë i Mogherinit
Kam kaluar dy ditët e fundit në mes të Tiranës, Parisit dhe Rabatit. E fillova të enjten nga Shqipëria për t’i adresuar Parlamentit të ardhmen e marrëdhënieve midis vendit dhe Bashkimit Evropian, marrëdhënie të cilat varen në masë të madhe nga aftësia e institucioneve për të miratuar reforma të thella, duke filluar me atë të gjyqësorit.
Jo sepse e “kërkon Brukseli”, por për shkak se këtë e duan qytetarët shqiptarë. Për këtë kam folur me presidentin Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama, me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, me Kreun e Parlamentit Ilir Meta dhe me figurat të opozitës.
Suksesi i Shqipërisë mund të jetë suksesi i të gjithë Bashkimit Evropian, sepse ne gjithmonë duhet të punojnë së bashku për sigurinë dhe terrorizmin, parandalimin e radikalizmit, stabilizimit në Ballkan, menaxhimin e fluksit të refugjatëve që largohen nga lufta në Siri.

Sa keq qe zonja Mogherin nuk paska permendur mengje-
zin me salcice te Lul Bashes … !!!
Me siguri na eshte zemeruar Luli , ndersa Berishovici do
t’i kete vene ndonje epitet ,sic di Ai me ate zhargonin e fe-
lliqur prej rrugaci kur nuk e perfillin dhe kur e perbuzin,si
kete rast konkret…!!!
nji te vertet ke then.po kujti i thoi. I THUJET AJDUTIT KAP AJDUTET E VET. KUSH E KABER NDONJERI NE GJITH ISTORIN E NJERZIMIT