Kina vendos si objektiv rritje ekonomike me 6.5-7%

Dita

Kongresi popullor i Kinës ka zbuluar edhe ambiciet ekonomike të vendit për vitin 2016, teksa përfaqësuesit kanë bërë me dije se objektivi është që rritja ekonomike të qëndrojë në një nivel nga 6.5 në 7%.

Takimi i përvitshëm që mbahet në Pekin përcakton synimet politike dhe ekonomikë shtetit aziatik. Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, gjatë fjalës së mbajtur përballë përfaqësuesve, tha se vendi ka përballë një betejë të vështirë, teksa njoftoi se qeveria do të bënte përpjekje për të krijuar të paktën 10 milionë vende të reja pune.

“Kemi përcaktuar objektivat kryesorë ekonomikë të Kinës që konstatojnë në rritjen në një rritje ekonomike midis 6.5 dhe 7%. Gjithashtu, do të mundohemi që t’a mbajmë inflacionin në nivelin 3% ndërkohë që në planin tonë përfshihet edhe synimi për të krijuar të paktën 10 milionë vende pune.”

Vitin e shkuar Kina kishte si synim që t’a mbante nivelin e rritjes ekonomike në 7%, por vendi arriti që t’a dërgonte këtë shifër në 6.9%.

Ky rezultat ishte më i dobti për shtetin aziatik gjatë 25 viteve të fundit që cilësohet edhe si lokomotiva e ekonomisë globale. Në objektiva të tjerë përfshihen mbajtja e nivelit të papunësisë në 4.5% si dhe shtimi i shpenzimeve për mbrojtjen me 7.6%.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *