Një gjyqtare që m’u duk ndryshe

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Të gjithë përplasemi në dyert e gjykatës. Halli më përplasi dhe mua. Të gjithë këta që punojnë nëpër institucione shtetërore më janë dukur gjithmonë grenza. Por midis grenxave dallova bletën. Çfarë ndodhi ? Gjyqtarja znj. Irena Hoxha dallohej se pavarësisht të gjitha paragjykimeve për institucionin e gjykatës së rrethit të Tiranës, ajo ishte e dashur me qytetarin, e rreptë në zbatimin e ligjit. E pashë me sytë e mi dhe e dëgjova me veshë.

Lexuesit e gazetës DITA mund të pyesin: Vërtetë? Po. Dallohej nga gjyqtarët e tjerë sepse nuk dilte nga shinat e ligjit, nuk e hiqte pikën mbi i. I lutem Kryeredaktorit të Gazetës DITA, z. Thano dhe stafit të gazetës ta botojë këtë mesazh. Gjyqtarëve të përkushtuar ndaj ligjit dhe qytetarit duhet t’u jepet merita që u takon. Me respekt, Zaimi nga Korça.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *