Sipërmarrësi 15 – vjeçar Mohammed Ali nga Britania, tashmë është një njeri i pasur dhe ka fituar mjaftueshëm aq sa të përballojë vetë shpenzimet e universitetit.
Si një djalë që shpenzonte orë duke luajtur në internet, nuk ishte e largët dita që filloi të interesohej për mënyrën se si krijoheshin lojrat online.
Në moshën 12 vjeçare ai filloi të shikonte tutoriale në YouTube dhe të lexonte gjuhën e programimit Java, përpara se të krijonte një lojë të tijën të quajtur “Project 2006”.
“Një ditë isha i mërzitur se nuk kisha më lojra të reja, kështu që vendosa të krijoj një timen”, tregon ai.
Në vitin 2012, vetëm pak muaj e hodhi lojën online, regjistrimet për të shkuan në 3,000 persona.
“Project 2006” ishte në goditje e madhe. I kërkova një djali nga Hollanda që të më menaxhonte,” shprehet për fillimet 15-vjeçari britanik.
Kur e kuptoi që me aftësitë e tij në kompjuter mund të bënte para, Mohammed ndërtoi një faqe të tij online, ku këshillon si të bësh biznes dhe krijon faqe online.

Sot 15 vjeçari, i ati i të cilit është një shofer taksie ndërsa e ëma një shtëpiake, udhëton shpesh drejt Londërs për të takuar klientë.
“Zakonisht nuk i them atyre që jam 15 vjeç, por njerëzit nuk duken shumë të habitur kur më takojnë për herë të parë, sepse unë bëj gjithçka në mënyrë profesionale”, sqaron Ali.
“Sot fitoj 600 paund për një faqe interneti, të cilën mund ta bëj për një javë dhe kam fituar mjaftueshëm për të shkuar në universitet”, rrëfen me krenari 15-vjeçari.
