Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi shprehet se Berisha po i bën presion Partisë Demokratike për të bojkotuar Kuvendin.
Në një intervistë për “Shekulli” ai thotë se kjo sjellje është njësoj si vetizolimi për PD-në.
“Presioni po ushtrohet nga Berisha dhe të tjerë, pasi sipas tyre kjo është rruga më e mirë për të fituar pikë.
Por sipas meje, kjo jo vetëm që nuk është rruga për të fituar pikë, por është një lloj vetizolimi dhe vetizolimi nuk është produktiv për opozitën në asnjë rrethanë.
Unë këtë sjellje të opozitës e quaj një ekspozim të kotë dhe të panevojshëm, si para ndërkombëtarëve dhe para qytetarëve shqiptarëve.
Sipas meje, PD-ja nuk është duke përdorur armët e duhura në këtë betejë. Ne i kemi të gjitha mundësitë për t’i mbrojtur qëndrimet tona në Parlament.
Nuk e di ku është leverdia për të dalë jashtë Parlamentit? Përgjigjen e kësaj pyetje nuk e kam kuptuar ndonjëherë”, shprehet Shehi.
I pyetur se si e komenton ai lënien e mandatit nga Berisha, kreu i LZHK-së thotë se “Unë them që nuk është as e mirë dhe as e nevojshme.
Jo se me këtë mandat jemi duke bërë ndonjë hata të madhe, por tashmë ka mbetur dhe një vit nga zgjedhjet parlamentare dhe nuk do të ketë ndonjë vlerë.
Ndërprerja e mandatit do të ishte një punë e lënë përgjysmë dhe prandaj them se nuk ka vlerë dhe nuk është as zgjedhja e duhur dhe as më e mira. Ka opsione të tjera të mira që opozita duhet t’i bëj deri në mbyllje të mandatit”.

Sa naiv qe eshte ky raki-dashesi! Nuk e kupton pse Berisha po ben presion. Ai nuk do qe opozita te jete ne parlament dhe te detyrohet nga amerikanet dhe EU te votojne reformen ne drejtesi, kaq e thjeshte, dhe sa per situaten politike ne Shqiperi, do te behet me e nxehte dhe me e eger. Kafshet e PD do bejne cdo gje per te penguar reformen.
do te shpetoje lekuren ne kete rast duke shmangur reformen ne drejtesi duke bere baterdi vendin sic e porositin greko-serbet. Ju per dekor jeni… iu vertit me telekomande se jeni pa mendere dhe pa dinjitet te uleni perkrah atyre qe tentuan te shisnin detin
PER ???
Z. Dashamir Shehi e di shume mire,se perse bajraktari nxit per dorzimin e mandateve,por ai eshte deputet ne listen e PD-se dhe nukl mund te shprehet hapur,.se perse Berisha tenton dorzimin e mandateve.Arsyen e kuptojne edhe femijet e jo me Dashamiri .Atalemerisen, kur mendojne se reform ne drejtesi,mund t`i vere ne banken e te akuzuarve ,ndaj do te bejne te pa munduren ta pengojne reformen , me cfardo menyre , apo arsye te pa arsyeshme .
Berisha po te ishte i zgjuar do i bente bilancin inteligjences se vet dhe ndershmerise se vet.Berisha ne vitin 1990 dhe Berisha sot.Do dilte debitor ndaj vendit,popullit dhe kreditor per tradheti kombetare.Dhe pa pik ftytert e turpit vashdon te beje politike qe nuk i kupton fiaskot ne cdo hapje gojet.