Interi rrezikon të humbasë Joao Miranda

Dita

Mbrojtësi brazilian falë përvojës së madhe dhe aftësive fantastike që zotëron në mbulimin një për një, i ka dhënë shumë siguri prapavijës zikaltër në këtë sezon, madje nëse nuk do të ishte për Mirandën, Interi vështirë se do ta kishte mbyllur vitin 2015-të në vendin e parë të Serisë A.

Gjithsesi muajt e parë të 2016-tës nuk kanë qenë aspak pozitivë për skuadrën e Mancinit që tashmë rrezikon seriozisht të mos kualifikohet dot në Champions League për sezonin e ardhshëm. Nëse kjo ndodh vështirë se Interi do të arrijë të mbajë një lojtar si Joao Miranda.

Për ish-mbrojtësin e Atleticos së Madridit interesohen fuqishëm disa nga klubet më të mëdha të Europës dhe e ardhmja e 31-vjecarit mund të jetë larg Milanos.

Reali i Madridit, Bayern Munich dhe Manchester United i kanë shpallur luftë njëra-tjetrit për të marrë shërbimet e Mirandës. Braziliani është transferuar te Interi në huazim për 4 milionë Euro me detyrim blerjeje nga ana e klubit zikaltër për 11 milionë Euro të tjera në verën e vitit 2017, dhe për të lëshuar mbrojtësin e qëndrës në merkaton e ardhshme, skuadra italiane kërkon minimalisht 20 milionë Euro.

Shifër kjo mëse e përballueshme për klube si Reali i Madridit, Manchester United dhe Bayern Munich. Gjithsesi skuadra favorite për të firmosur me Mirandës është pikërisht Reali pasi menaxheri i futbollistit është portugezi Jorge Mendes që mbron edhe interesat e Cristiano Ronaldos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *