Flamuri shqiptar vendoset mbi Karuselin e madh në Paris

Dita

Kombëtarja shqiptare tashmë e ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë pjesë e një evenimenti madhor siç është Kampionati Evropian i Futbollit, që do të mbahet në Francë gjatë këtij viti.

Pas humbjes 0:2 në “Elbasan Arena” ndaj Serbisë, futbollistët e Kombëtares shqiptare do të befasonin në përballje me Armeninë duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0.

Me këtë fitore, kombëtarja do të realizonte ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e Euro 2016. Për të mirëpritur por edhe promovuar 24 ekipet kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2016, 48 koshat e karuselit të madh të Sheshit “La Concorde”,  70 m i lartë, janë veshur me ngjyrat e Euro 2016.

Pjesë e këtij promovimi nuk ka munguar as flamuri shqiptar që është shfaqur mbi Karuselin e madh në Sheshin “La Concorde” në Paris.

Share This Article
1 Comment
  • Shqiptaret ne sistemin e kaluar fituane ne menyre te padiskutushme,absolute gjerdanin e arte ne Dizhon te Frances,duke mahnitur boten.
    Presim ndonji fitore ne kampionatin Europian po ne France se mos na gezon te pakten 50% te kenaqesise se Dizhonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *