Koreja e Jugut stërvitje ushtarake me SHBA-të

Dita

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut pritet të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, më të mëdhatë e zhvilluara ndonjëherë, mes tensioneve të larta në gadishullin korean.

Më shumë se 300 mijë trupa koreano-jugore dhe 15 mijë amerikane do të marrin pjesë në stërvtije, siç raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Stërvitjet e përbashkëta nisin disa ditë pasi OKB miratoi sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut.

Tensionet janë rritur ndjeshëm që kur Veriu komunist testoi një pajisje nukleare në muajin janar, e ndjekur nga hedhja e një rakete.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *