Banorët e ‘Trenit’ protestë para Bashkisë

redaktor

Banorët e Stacionit të Trenit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, pasi ata nuk janë dakord me dëmshpërblimet. Kësaj radhe protesta e tyre është zhvendosur para Bashkisë së Tiranës.

Ata kanë kërkuar që të rishikohet vendimi për shpronësimet. Banorët deklarojnë se me aq para nuk ngrenë dot shtëpinë tjetër dhe kërkojnë një banesë.

Pavarësisht motit të keq ata po qëndrojnë para Bashkisë për të biseduar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ata shprehen të vendosur për të qëndruar aty derisa të arrijnë një marrëveshje.

“Vetëm po vdiqëm ne do të prishen shtëpitë, – tha një banor – Po na vjedhin tokën, nuk na japin lekët sipas çmimit të tregut. Ne jemi në shtëpitë tona dhe në të njëjtën kohë që po bëjnë negociata me kreun e bashkisë, kanë ardhur letrat për prishjen e 10 shtëpive të para. Ne presim që Erion Veliaj të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit, prandaj kemi ardhur ta takojmë, por ai po punon me dy standarde”.

Share This Article
1 Comment
  • Me siguri dalin te protestojne kryehajdutet Sherife e Gezim Gjeci ,spiune ne kohen en xhaxhit e hajdute ne demokraci.Kjo race e poshter duhet te zhduket.asnje lek mos ti jepet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *