Fundi i këtij muaji shënon dhe mbylljen e bilanceve të biznesit për vitin e kaluar. Por duket se sipërmarrja nuk po e kalon dot periudhën e vështirë ekonomike.
Gjatë kësaj periudhe është shtuar numri i bizneseve që nuk i paguajnë dot detyrimet tatimore.
Mungesa e likuiditetit mbetet një ndër faktorët kryesorë, çka vihet re dhe në të dhënat më të fundit të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku shihet qartë numri i madh i bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet.
Bizneset që nuk paguajnë dot detyrimet
Sipas shifrave zyrtare nga kjo drejtori, lista e bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet tatimore është 15502, nga 13 778 biznese që ishin në fund të muajit dhjetor. Sipas këtyre statistikave, kësaj liste gjatë muajve të fundit i janë shtuar mbi 1700 subjekte.
Ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Tatimorët e publikojnë “listën e zezë” në mënyrë që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e tyre deri kur detyrimi tatimor të jetë paguar.
Të dhënat
Që në fund të vitit 2013 ka ndryshuar rrënjësisht mënyra e administrimit tatimor, duke sjellë një forcim të procesit monitorues të të gjitha funksioneve të Administratës Tatimore si dhe procesi i administrimit të mbledhjes së borxhit tatimor. Kështu është pastruar regjistri i tatimpaguesve me mosdeklaruesit, duke ulur efektin e prodhimit të gjobave fiktive dhe të pambledhshme.
Nga ky proces janë kaluar në regjistrin pasiv më shumë se 8.000 tatimpagues, kryesisht subjekte të biznesit të vogël, të cilët kishin mbi 10 vjet që nuk deklaronin.
Evidentimi i tatimpaguesve të cilët janë subjekt i Mbledhjes së Borxhit Tatimor tashmë është një proces që kryhet automatikisht me vënien në funksionim të sistemit të ri elektronik.

NUK KA LIDHJE VETEM ME KRIZEN
MAQEDONIA SHENOI RRITJE TE INVESTIMEVE PRIVATE DIREKTE PREJ 20% NE 2015, E SHQIPERIA ULJE PREJ 15%.
VETEM NE SHQIPERI U NDJEKA KRIZA BOTERORE??????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
NJEREZIT I KANE STRUKUR PARATE NEN SENDUK.
ME MIRE ATY SE SA TE INVESTOSH NE KLIMEN E TERRORRIT TE EDI RAMES.
MEGJITHATE, POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, EDHE BAR HA, EDHE RRUGET E GJERMANISE I MERR SI LAMASH, POR AMA VIJEN E SHOKUT EDVE NUK E TRADHETON.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.