Shkodër, të përmbyturit duan të takojnë Ramën

Alqi Kociko

 

Banorët e prekur nga përmbytjet e para disa viteve në Shkodër, bashkë me ata që preken nga ndërtimi i stadiumit kanë dalë sot në protestë për të kërkuar zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen. Ata kanë përfituar nga fakti që në Shkodër ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, në një aktivitet të PS-së, e ndoshta për këtë arsye banorët kanë zgjedhur të protestojnë pikërisht sot, teksa kanë kërkuar edhe të takohen me shefin e qeverisë. Kryemistri ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në Bashkinë e Shkodrës me kryebashkiaken Voltana Ademi. Ata që preken nga ndërtimi i stadiumit të Shkodrës dhe ata që nuk kanë marrë dëmshpërblimet për përmbytjet, kërkojnë të dinë se si do zgjidhet ky problem.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *