Pas protestës së banorëve, shtëpitë e të cilëve shemben nga ndërtimi i stadiumit të ri, kryeministri Rama ka premtuar se do të ketë dëmshpërblim për çdo shtëpi që shembet.
Rama ishte ne një aktivitet të PS-së, kur banorët nisën protestën me thirrje “Duam takim me Ramën”.
Pas kësaj, Rama është ndular për t’i takuar dhe u ka premtuar dëmshpërblim. “Do të zbatojmë kerkesën e UEFA-s”- ka thënë Rama lidhur me projektin për stadiumin, ndërkohë që shtoi “Per cdo ndertesë që do shembet do të ketë demshpërblim”.
Kryemistri ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në Bashkinë e Shkodrës me kryebashkiaken Voltana Ademi.
Protestuesit ishin vendosur para Bashkisë, e mes tyre kishte edhe qytetaret qe preken nga ndërtimi i stadiumit të Shkodrës, edhe të pakompensuarit e qeverisë Berisha për përmbytjet.
