Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka uruar të gjithë mësuesit me rastin e festës së 7 marsit. Ajo ka shprehur mirënjohje për kontributin që kanë dhënë të gjithë mësuesit, duke shtuar se qeveria ka marrë një sërë masash për ta përmirësuar sistemin arsimor.
Urimi i ministres
Sot është dita që të sjell urimet e festës nga nxënës, prindër e kolegë: nëse ende nuk e ke marrë nga një ish kolege, atëherë unë jam e para që të uroj: Gëzuar 7 marsin! Gëzuar festën e mësuesit dhe shkollës shqipe!
Unë e di pasionin, dashurinë dhe përkushtimin që ti ndan çdo ditë me nxënësit e tu. Ëndrra për çdo nxënës fillon nga një mësues. Kështu ka qenë edhe për mua.
Nuk e ke filluar edhe ti ëndrrën tënde nga mësuesja jote? Unë po. Njoh mësuesen, mësuesit që i dhanë krah dhe jetësuan edhe ëndrrën e sime bije.
Shpesh pyes veten nëse në 16 vitet e mia të mësimdhënies u shërbeva dhe unë nxënësve të mi, siç u kërkova dhe mësuesve të sime bije. Nuk di a ia dola që përmes punës së pandalur dhe të vërtetave të përbotshme të kultivoja dijen, po aq sa edhe sjelljen e qytetarisë demokratike.
Sa nxënës ndihmova të mësonin ndryshe përmes bashkëpunimit, debatit e të të ushtruarit?
Sa arrita të ngjall dëshirën për të ndryshuar edhe tek të tjerë, që në të kundërtën do të ishin në rrugë e problematikë për shoqërinë?
Përgjigjet përpiqem t’i gjej duke punuar së bashku me çdo mësues për kurrikulat dhe tekstet e reja, për programet e ndihmës për nxënësit e talentuar dhe me nevoja të veçanta, te klasat inteligjente, te shkolla qendër komunitare etj. Mirënjohje edhe për kontributin tënd.
Si drejtuese e arsimit e di se ti meriton edhe më shumë mbështetje. Vendosja e sistemit të ri të emërimit përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, është një pikë e rëndësishme kthese, por ende kemi shumë për të bërë.
Vijojmë me një skemë të re kualifikimi, pasi, siç ti e di, vlerësuam nevojat e secilit prej jush me një testim kombëtar.
Jam shumë e vendosur për të luftuar korrupsionin dhe larguar politikën nga shkolla, por më duhet edhe ndihma jote. Nëse shkolla është vendi ku e ardhmja hedh rrënjë, atëherë po shkolla është vendi ku e tashmja kërkon përfshirjen e të gjithëve.
Ndjesë për emocionet e mia, por dhe më shumë ndjesë nëse diku nuk ia kam dalë të jem edhe zëri yt.

Korrupsioni në arsimin tuaj znj.Nikolla po gëlon por ju qenkeni intersantë.Amund ta mbuloni diellin me shoshë.Ju kujtoj historinë e mbretit lakuriq me rrobaqepsit e tij ,kjo po ndodh edhe me ju.Sidoqoftë në fund do merrni shpagimin.Tung nga një mësues që ka sy e flet ,ka mendje e mendon.Harrova të fala konkurseve dhe drejtorëve tuaj që pjellin këto farë konkursesh.
Me ke do ta luftosh korrupsionin moj Lindita , me Albana Hodajn drejtore e DAR Vlore qe merr 3000 euro per nje emerim ? Ti e di fort mire kete fakt po nuk e heq se te paguan shtrenjte ajo ty
O kjo eshte Palle. E njejta shprehje ka 25 vite qe perseritet, e do te theksohet edhe 7 Marsin e ardhshem.
I mesoni dicka te re. Rilindeni Biben.
Hahahahahahahahahahahahahahahahahahaha. Ah moj Lindite, moj Lindite qe po e lufton korrupsionin duke e cilizuar arsimin! Aman mjaft se nuk mban me uje pilafi! Te paktem mesoni drejtshjkrimin e gjuhes shqipe se MAS eshte kthyer ne nje strofkull analfabetesh funksionale.
Znj. Ministre, mendoni se ju beson njeri? Turp per ju qe flisni keshtu. Asnje nuk e mendonte se rilindja do ta katandiste arsimin ne kete menyre. Ju lutemi, beni mire qe te mos dilni me neper ekrane se vertete na jeni neveritur. Shiko cfare emerime keni bere ju konkretisht. eshte per te qeshur dhe per te qare. Ju do luftoni korrupsionin?! Mos, se po na pushon zemra. Turp! Turp! Turp! por ju jeni edhe e pacipe moj.
Jo moj xhan, mos e bej ate gabim!
Se nuk e shlyen dot vilen ne Farke moj, e te nxjerr Papuli jashte!!!!
epazulluara ne U.T, dhe mbrojtja e tyre te CILI i UEUROPIAN,jo publik,sjell luften tuaj kunder korrupsionit
bravo, urime 7 -8 marsin, ne jemi ne pallatet e monizmit 62 vjecar, ju keni vile………….