Blush, mos jeto në ishull

redaktor

I kam lexuar me shumë vëmendje të gjitha librat e Ben Blushit. Bile dhe i kemi komentuar. Më shumë se studiuesi Shaban Sinani për temën Ishulli si elitë e refuzuar nuk mund të flasim. Por për librin e fundit “Hëna e Shqiptarëve” mund të këmbejmë ndonjë mendim.

Së pari, Blushi pas ngrohjes globale thekson se ultësira e Durrësit dhe Tiranës do të përmbytet në gropa uji etj. Në kapitujt e fundit thekson se punëtorët e bujqësisë do të punojnë në zonën e Durrësit dhe Golemit. Po ata janë përmbytur?

Së dyti, autori Blushi thekson se rilindasit nuk kanë folur e shkruar kundër Turqisë. Po vargjet: “Shqipërinë e mori Turku ju vu zjarr!” Po vargjet: “Kur bëre derr e arinë, ç’deshe që bëre Turqinë?” Po vargjet: “Feja e shqiptarit është Shqiptaria!” Kam dhe mendime të tjera që autori edhe i cek dhe thotë “këto janë hamendësimet e mia”. Ekziston çdo mundësi që Ben Blushi për tezat që hedh mund të bëhet një Zhyl Vern shqiptar pas 2 shekujve.

Një gjë nuk e kuptoj në deklarimet e Blushit. E kam fjalën si politikan, deputet e shkrimtar. Po jep shumë direktiva i dashur Blushi! Të bëhet kjo, të bëhet ajo gjë. Bëje, kush të ndaloi ta bësh për të mos jetuar në ishull. Mos medito! Na trego si dilet nga ishulli. Pastaj ka dhe blushë të tjerë që unë i quaj profesorë. Jemi lodhur me fishkëllima.

 

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *