Nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë kanë marrë një dhuratë të veçantë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, një premtim i mbajtur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Pas shumë muajsh bllokimi, ambientet e reja të shkollës së rikonstruktuar dhe shtesa krejtësisht e re që i është bërë godinës së gjimnazit, u përuruan sot nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili gjeti rastin që të përcjellë urimin e tij për të gjithë mësuesit e kryeqytetit.
“Nuk besoj se kishte një ditë më të bukur se ky 7 Mars për të çelur shkollën e re “Qemal Stafa”. Para disa javësh kam inspektuar punimet në këtë shkollë dhe së bashku me drejtoreshën i bëmë një premtim publik njeri-tjetrit, që në datën 7 mars, do të fillojmë mësimin. Tirana ka humbur shumë kohë, ashtu si edhe kjo shkollë, punë që zvarriteshin, kontrata që nuk realizoheshin”, tha kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të shkollës.
Ai shtoi se puna e kryer në një kohë të shkurtër në këtë shkollë është shembulli më i mirë i faktit se kur i rri punës te koka, gjërat bëhen në kohë. “Falenderoj të gjithë ata që kanë besim se puna është mënyra më e mirë se si ne i përgjigjemi kritikës, se si u përgjigjemi fjalëve dhe cinikëve. Ndaj, edhe për ju që jeni të rinj sot dhe do të mbaroni shkollën, nesër do të shkoni në universitet, di t’ju jap vetëm një këshillë: Vetëm puna është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që nuk e duan suksesin tuaj”, theksoi Veliaj.
Më tej, duke u uruar mësuesve 7 Marsin, Veliaj shprehu mirënjohjen e tij, jo vetëm për ata që e ushtrojnë sot profesionin e mësuesit, por edhe për të gjithë mësuesit e dalë në pension. “Shpreh mirënjohjen për të gjithë ato breza mësuesish, të cilët janë përkushtuar me pasion, që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë edhe duke dhënë mend, jo duke kritikuar, jo duke bërë ‘analistin’, por duke investuar te fëmijët dhe e ardhmja e qytetit tonë”, tha Veliaj.
Me rastin e Ditës së Mësuesit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot edhe një grup mësuesish, të cilët kanë dalë në pension. Ai u shprehu atyre mirënjohjen për kontributin që kanë dhënë ndër vite në shërbim të edukimit dhe arsimimit të brezave në Shqipëri.
Punimet për gjimnazin “Qemal Stafa” përfshijnë rikonstruksionin e plotë të ambienteve ekzistuese dhe një shtesë objekti me një sipërfaqe bazë 907 m2. Shkolla tashmë ofron 34 klasa, 5 laboratore, një palestër të re, sallë mesuesish, sallë mbledhjesh, e disa ambiente të tjera, të cilat u vijnë në ndihmë nxënësve dhe stafit pedagogjik. Godina tashmë ofron gjithashtu dhe ngrohje të garantuar nëpërmjet një sistemi qendror ngrohje.

Dhurate apo borxh!? Gezuar 7 Marsin mesues te nderuar!
Hajde mashtrues hajde! Po rikonstruktimi ka filluar qe ne kohen e Bashes e eshte kryer sipas parashikemeve dhe jo ne kohe rekord apo kur behet fjale per show mediatik ky e ben edhe Griselden me barre.
Jo po mos ka filluar qe ne kohen e ballhutes. E pse nuk e perfundoi ky Basha yt pra?
Infoanalileshi ! Ti je komentuesi me i urryer i forrumeve te gazetave online , ti je nje bastard i felliqur e i mbushur me urrejtje per Qeverine , te majten shqiptare , e ne veçanti per Erion Veliaj , qe nuk le rast pa shfrytezuar , per t’a share e ofenduar . Ti je nje pinjoll i atyre forcave te erreta , kuislinge e kolaboracioniste shqiptare , qe kane tradhetuar e bashkepunuar me pushtuesit , por qe koha ju ka lene mbrapa , duke ju flakur me perbuzje , ne koshin e plehrave te Historise .
Dhe tani , per Erion Veliajn : Ky djale puntor , eshte personi i duhur e i shumepritur per te rregulluar Tiranen , qe per 4 vjet , nuk u qeveris , por u shkaterrua e u ndot me zhul , pluhur , qelbesirllek e anarshi nga nje kryetar bashkie perfaqesues i rumpalles berishiane , qe nuk ndroi as edhe nje llambe te djegur gjate gjithe legjislatures lulbashiste . Tirana tani , eshte shndruar e gjitha ne nje kantier ndertimi ; punohet ne unazen e madhe , filloi puna per unazen e vogel dhe mbas devijimit te trafikut , do te rikonstrukturohet Sheshi Skenderbe , nje “kryeveper” e felliqur dhe me e shemtuara , qe eshte ndertuar ndonjehere ne Tirane . Per ate shemtire , arkitekti i bashkise se Bashes , qe e ka projektuar ate ndyresire turpi , duhet futur ne burg , ndersa Basha qe e ka firmosur , duhet shpallur person non grata i qytetit te Tiranes . Punohet ne unazen e madhe , punohet tek ish stacioni i trenit per bulevardin e madh , punohet tek rruga midis Pallatit te Kongreseve e ambasades italiane , punohet tek Parku i Madh per kendin e lojrave te femijeve , qe po e saboton çdo dite , me rremuje e manifestime PD-ja fashiste , nen petkun e shoqerise civile , por ne te vertete , nga inati e zilia per punet e medhe e te pa fundme , qe po ben bashkia e re , e qe bashkia e shqupit , nuk do t’i bente as per 10 vjet . Ne keto 8 muaj qeverisje te Tiranes nga Veliaj , u zhduk pluhuri , tymi e zhuli nga ambienti i qytetit , nuk ka askund puseta te pa mbuluara , qe ishte shndruar tere Tirana ne gropa te rrezikshme , rruget dhe bulevardet kryesore , ndrijne nga pastertia , u rregullua ambienti per rreth piramides qe ishte sikur kishte rene bomba dhe po rregullohet gjithashtu nga themelet ambienti te Muzeu Kombetar , qe ishte grumbull pllakash te thyera . Plehrat e qytetit , hiqen rregullisht dhe dezinfektohet ambienti per rreth kazaneve te medhenj . Jane riparuar e meremetuar me dhjetra kopshte e shkolla , nen patronazhin edhe te bizneseve te medha , nje nisme shume efikase e Erion Veliajt . E shume , e shume pune e ndryshime te tjera , vetem ne disa muaj , ndersa ne 4 vjet , Tirana do te ndryshoje rrenjesisht faqen e vet , nga nje kryetar bashkie qe i rri punes mbi koke , edhe pse ujqerit antishqiptare pd-iste , nuk pushojne se uluriri e sabotuari aq sa munden , edhe pse , ish fashiste e tradhetare si puna jote , infoanalileshi , apo edhe plot te tjere idiote e injorante , qe dini vetem te urreni , mundoheni me te gjitha mjetet , te diskretitoni e ofendoni Eron Veliajn , nuk do te ndalni kurre vrullin e punes dhe vizionin perendimor te atij djali te pa lodhur , qe iu gjend Tiranes , ne momentin e duhur . Lihni , zagare , lihni , se asnje qytetar i Tiranes , nuk ia u var teneqene .
o i mjeri jashteqitje rilindje je megjithese po te merret fryma duke mburrur lali erin shitesin e fiqve qe nuk di cfare te beje se ka shkelur ligjin per ndertim pa leje. Megjithese mbajte gjithe kete fjalim perseri lali eri fshin bythen me ty Dakord jam me ty qe ka bere ato pune se ndryshe si do mbulohen kurupsioni dhe vjedhja qe do u behet 740 mi;joneve per parkun tek Liqeni apo parqet e tjere…. Ne nuk do e leme te fshije bythen me ne o mjeran qe shan te tjeret per urrejtje dhe fjalimin e nis me fjalen urrejtje. KAQOL