Greqia ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufirin me Maqedoninë ku ndodhet kampi i refugjatëve.
Kampi në fshati Idomeni ka një kapacitet prej mbi 1 mijë personash, por aty janë dyndur rreth 14 mijë vetë.
Autoritetet maqedonase nuk lejojnë hyrjen e refugjatëve në vend, duke vendosur rregulla strikte.
Maqedonia ka institucion shumë herë se nuk do të lejonte që vendi i saj të kthehej në një kamp refugjatësh.
Edhe Serbia nga ana tjetër nuk lejon kalimin e emigrantëve. Bashkimi Evropian kërkon që emigrantët të ndalen në Turqi, ndërsa ka premtuar ndihma të mëdha financiare për Greqinë.

