Rrëfehet polici bashkiak: Ja kush më goditi me bishtin e lopatës në gjoks

Dita

Rrëfehet polici bashkiak: “Unë jam vetë ambientalist; ja kush më goditi me bishtin e lopatës në gjoks”.

Dritan Hardhija është efektivi i Policisë Bashkiake, i cili në protestën e së dielës, mbeti i lënduar gjatë konfrontimit me protestuesit në Parkun e Liqenit. I ndodhur në ambientet e Spitalit të Traumës, që prej ditës së djeshme, 36 vjeçari tregon momentet e përplasjes.

“Kam parë një djalë me xhup të zi përpara meje me një bisht lopate të futur në mëngë të xhupit. Nuk arrita dot ta parandaloja, se mora një goditje në mes të gjoksit dhe që nga ai moment nuk mbaj mend asgjë”, thotë Dritani, aktivist dhe i dashuruar me biçikletën.

Hardhija shpjegon edhe pasionin e tij për biçikletat dhe ambientin.

“Nga të gjitha malet e Shqipërisë na ka mbetur vetëm Jezerca pa zbritur. Si mund të mos jem unë ambientalist kur në grupin tonë jemi 5 mijë anëtarë që kërkojmë ta kthejmë në edukatë dhe dashamirësi mjetin e biçikletës, duke eksploruar natyrën e mrekullueshme të vendit tonë”, shprehet ai.

I pyetur lidhur me protestën e disa të rinjve të Shoqërisë Civile, ai thekson se gjithkush ka të drejtë të protestojë, por brenda normave.

“Gjithkush në botë ka të drejtë të protestojë, por duke marrë parasysh për çfarë proteston, çfarë kërkon nga kjo protestë dhe se si proteston, në mënyrë paqësore”, thotë ai.

Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, Dritan Hardhija aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Por, po mbahet nën vëzhgim për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm.

Share This Article
3 Comments
  • Po ik ore sharlatan se te doli video qe tu morren kembet mbasi po terhiqnit zvarre protestuesit. Tani vazhdon akoma me shfaqjen.

  • Se mos na del edhe ky ndonje skenar me regji si ai i Griseldes qe u la me barre pa mendje, sa hap e mbyll syte! Nga dokumentet video nuk rezulton kjo goditja me lopate te futur ne menge!!!. Keta kane nje fantazi qe ia kalon edhe filmave te fantashkences. Provoni te fshihni nje bisht lopate ne menge e do ta kuptoni se per cfare budallalleku behet fjale. Mos e ka bere si ai i shkreti qe leu koken me boje te kuqe???

  • Gjithkush ka te drejt te protestoje… thot ky, por vetem duhet te protestosh si do ky. O gazet ndyresir me gjith polic ndyresiren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *