Mënyra e “sofistikuar” që përdor kryeplaku për të vjedhur energji për lokalin e tij

Dita

Lidhja e nje teli me grep ne shtyllen e tensionit dhe mund te marresh energji elektrike sa te duash dhe pa e paguar. Mjafton të kesh një kallam për të hedhur telin në shtyllë dhe disa metra tel.

Kjo është teknologjia e fundit e vjedhjes së energjisë elektrike

Kjo është metoda që përdorin të zotët e një lokali në fshatin Dritas të Zall Herrit në Tiranë. Lokali është në pronësi të kryeplakut të fshatit dhe vjedhja e energjisë bëhet cdo ditë. Kryeplaku, përvecclokalit që ka në pronësi punon edhe si inspector pranë Ministrisë së Mjedisit.

Vjedhja e energjisë elektrike për lokalin e tij bëhej çdo ditë në orën 19.00 të mbrëmjes në shtyllën e energjisë elektrike që ndodhet në mes të fshatit Dritas, të njësisë bashkiake të Zall Herrit, Tiranë

Kamera e emisionit Fiks Fare ka ndjekur për katër ditë me radhë veprimet e personave që bënin lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike për të furnizuar lokalin e kryeplakut.

Pas xhirimeve katër ditore të lidhjes së energjisë në telat e korentit që kalonin pranë lokalit në qendër të fshatit Dritas, pikërisht në stacionin e furgonëve, gazetarët nisën edhe vëzhgimin për të parë se kujt i përkiste lokali që merret energji elektrike në mënyrë të paligjshme.

Fillimisht gazetarët kanë kontaktuar me një nga banorët e këtij fshati e cila ka treguar se ” lokali i përket kryeplakut të fshatit Edmond Tafa”.

Më pas gazetarët kanë hyrë në lokal, duke biseduar me njërin nga punonjësit e këtij lokali i cili punonte si kamarier , por edhe që ishte xhiruar në momentin që do lidhte edhe përcjellesit e energjisë elektrike në shtyllën e korrentit që furnizonte fshatin. Pas bisedës me kamarierin e lokalit, gazetarët kanë mësuar se lokali ishte i zotit Edmond Tafa, i cili punon si inspektor në Ministrinë e Mjedisit. Po kështu kamarieri është shprehur se Tafa është edhe kryeplak i fshatit Dritas . Gazetarët kanë kontaktur edhe me rojen e Inspektoriatit të Ministrisë së Mjedisit i cili ka treguar se “Edmond Tafa është inspektor pranë Inspektoriatit të Ministrisë së Mjedisit.

Lidhja e paligjshme e energjisë elektrike eralizohej në mbasdite, reth orës 19.00, për t’u shkëputur të nesërmen në mëngjes, rreth orës 09.00

Ky ishte një ritual i përditshëm dhe askush nuk e kishte konstatuar aspo denoncuar më parë

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal të republikës së Shqipërisë kanë rritur masën e dënimit për personat që abuzojnë me energjinë elektrike

Nëse vjedh energjinë më shumë se një herë dënohesh deri në tre vjet, por nëse vjedh energjinë për qëllime biznesi, masa e dënimit do të jetë deri në 5 vite burgim. Këto janë ndryshimet e Kodit Penal. Dënimi në fakt përfshin vjedhjet në rrjetin e energjisë dhe jo mospagesën në kohë të saj.

Më parë, Kodi Penal vjedhjen e energjisë e cilësonte edhe si kundravajtje dhe vepër penale. Por me ndryshimet e reja, vjedhja e energjisë quhet vetëm vepër penale. Gjithashtu, gjobat për ata që vjedhin me ndryshimet e reja ligjore variojnë nga 500 mijë deri në 5 milionë lekë”.

Neni 137 – Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike

“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike, dëmtimi i matësve me qëllim përfitimi të paligjshëm, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet dhe me gjobë nga 500 mijë deri në 5 milionë lekë”.

5 4 2

Share This Article
1 Comment
  • Bravo cuna! Kur behet fjale per hajdute rilindes nuk punojne fare videot e policise e nuk verehet e njejta vendosmeri per te futur shkelesit ne burg. E kane mendjen tek fushatat e tritolit qe te terrorizojne njerezit sepse bashke me ndertimet pa leje po demtojne edhe ndertesat perreth. Deme re cilat i paguan shteti, pra taksapaguesit dhe jo shkaktaret e vertete te demit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *