Koreja e Veriut kërcënon me sulme bërthamore

Ornela

Koreja e Veriut kërcënon se do të kryejë sulme bërthamore kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, nëse këto vende kryejnë manovrat ushtarake të planifikuara për sot. “Sulmi bërthamor parandalues do të kryet sipas deklaratës së kreut të Ushtrisë Popullore të Koresë”, thuhet në një komunikatë të Mbrojtjes koreano-veriore të cituar nga Agjencia Telegrafike Qendrore e Koresë. Më shumë se 315.000 ushtarë të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara filluan sot ato që agjencia Koresë së Jugut i ka përkufizuar si manovrat më të mëdha ushtarake të kryera nga dy ushtritë që nga viti 2010.

Seuli dhe Uashingtoni e kanë lidhur këtë stërvitje si një përgjigje ndaj testit bërthamor që Koreja e Veriut filloi në janar. Stërvitja do të zgjasë deri në fund të prillit dhe një nga qëllimet e saj  është të simulojë një sulm ndaj Koresë së Veriut për të kontrolluar armët e saj bërthamore. “Nëse Veriu na provokon gjatë këtyre manovrave do të përgjigjemi me një sulm 10 herë më të fuqishëm”, tha një zëdhënës ushtarak i agjencisë Yonhap.

Këto lloj manovrash gjithmonë gjenerojnë një përgjigje me tone apokaliptike në Phenian, lideri i të cilit, Kim Jong-Un, u ka kërkuar forcave të tij që të përgatisin armët bërthamore në mënyrë që të jenë gati dhe të përdoren në çdo çast.

Të dielën gazeta kryesore e Koresë së Veriut, Rodong Sinmun, theksoi sërish aftësitë e supozuara ushtarake të vendit që “mund të bombardonte territorin amerikan në sajë të një armatimi që asnjë vend nuk e ka poseduar ndonjëherë”. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut tha se edhe një here gadishulli është në prag të luftës dhe se ushtria e tij do të mund të nisë “sulmet parandaluese”.

Stërvitjet ushtarake të Amerikës dhe Koresë së Jugut, Veriu i ka parë gjithmonë si “provë gjenerale” për pushtim dhe, vitin e kaluar, kërcënoi ta shndërronte Uashingtonin në një “det zjarri”. Seuli nuk qëndroi indiferent ndaj deklaratave të vendit fqinj, të cilin e këshilloi të frenohet nga çdo akt i nxituar që bart në vetvete shkatërrim. “Nëse Koreja e Veriut i injoron paralajmërimet tona dhe kalon në ndonjë provokim, duhet ta dijë mirë se përgjigjja e ushtrisë sonë do të jetë e vendosur dhe e pamëshirshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Moon Sang-gyun.

 

Share This Article
1 Comment
  • Lorena e Veriut kunder Jugut……prandaj dhe Sala ngriti Veriun kunder Jugut ne 1997…..
    Paska mare shembull nga Koreja Komuniste….
    Dreqe o pune keta komunistete shtohen si mizat e lisit TE zi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *