Sëmuret vokalisti i “Djemtë e Detit”, qeveria fond prej 35 milionë lekësh

redaktor

Në vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave ra në sy edhe një fond prej tre milionë e pesëqind mijë lekësh të reja për këngëtarin e njohur Gentian Demaliaj. Demaliaj njihet si vokalisti i grupit të famshëm të viteve ’90 “Djemtë e Detit”. Ditën e sotme, qeveria mori vendim në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”.
Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave, vendosi që Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në zërin “Mallra dhe shërbime”, t’i shtohet fondi prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të z. Gentian Demaliaj.
Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi, thekson qeveria.

https://www.youtube.com/watch?v=mjDLTASZkto

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *