Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës i ka dërguar një letër kreut të këtij Këshilli, Aldrin Dalipi, në lidhje me klubin e futbollit të Tiranës.
Sipas këshilltarëve të LSI-së, gjendja e këtij klubi është tejet e vështirë.
Sipas këshilltarëve të LSI-së, Bashkia e Tiranës duhet të përballojë detyrimet që rrjedhin nga përqindja e përfaqësimit si aksionarë të Klubit të Futbollit të Tiranës, duke kthyer këtë ekip në vëmendje dhe traditën që meriton.
“Klubi Futbollit Tirana si një ndër klubet me histori dhe traditë në sportin shqiptar, ka dhënë kontributin e tij ndër vite duke prodhuar breza të tërë sportistësh me vlera qytetare.
Këta sportistë jo vetëm i kanë shërbyer krenarisë qytetare të Tiranës, por me talentin e tyre kanë dhënë kontributin në jetën sportive kulturore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si ambasadorë të sportit shqiptar”, thuhet në letër.

Ju keshilltaret e LSI-se ne se ju duket normale mund t’u jepni ca miliona ketij klubi nga llogatite tuaja personale!
Klubi Tirana nuk perfaqeson Tiranen,por nje pjese te saj!
Ka edhe klube te tjere ne Tirane qe,pasi nuk e perballuan dot rane 2-3 kategori me poshte!
Le te shkojne edhe keta lamashet e Tiranes ta provojne te luajne ne baltrat e Gramshit,Cerrikut etj,qe te vene mend!
Asnje lek ekipit te Tiranes!