Ruçi: Në ‘91 dhe ‘97 gratë e shpëtuan vendin nga lufta civile

Dita

Në një aktivitet të organizuar për shpërndarjen e kartave të reja të anëtarësimit, Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, tha se PS përmbushi premtimin për pjesëmarrjen e grave në politikë dhe vendimmarrje.

Ai më pas ka treguar një episod nga e kaluara, në kohën që ishte Ministër i Brendshëm për 3 muaj.

“Para 25 viteve, në ’91-shin unë isha Ministër i Brendshëm për 3 muaj, situata ishte kritike. Atëherë erdhi një partner nga Gjermania dhe më tha si do ta përballosh? Unë i flisja për masat policeske. Ai më tha zotëri ke vetëm një shpresë: Duhet të dalësh në TV dhe t’u drejtohesh grave. Mendova ‘ç’është ky i marrë, unë jam ministër i brendshëm’. I thashë si të dal. Ai më tha se ‘si janë gjakrat e ndezura vetëm gratë mund të shpëtojnë këtë vend dhe ty. Vetëm gruaja mund të ulë gjakrat e këtij populli dhe vendi dhe të kapërcejë këtë moment’. Sepse ato kanë një burrë, një vëlla, një djalë, një shok që e kanë atje jashtë. Dhe falë grave Shqipëria nuk kaloi në luftë civile as në ‘97 e as në ‘91. Faleminderit për çka keni bërë për këtë vend dhe për këtë popull”, tha Ruçi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *