Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një takim me gratë socialiste, me rastin e 8 marsit, në të cilin kanë qenë prezent edhe Gramoz Ruçi e Pandeli Majko.
Rama tha se këtë 8 mars ka shpërndarë tre tufa lule, një për nënën, një për vjehrrën dhe një për Lindën.
Gjatë fjalimit të tij, Rama shkëmbeu disa batuta me Pandeli Majkon, i cili tha me të qeshura fjalimit të Ramës, se “tani që je bërë feminist për shkak se je socialist, atëherë çfarë ishe përpara se të vije në PS?”
“Më kujtohet Pandi, kur patëm një garë jo të drejtpërdrejtë me Pandin.
Unë u bëra kryetar, ai u bë sekretar i Përgjithshëm.
Ai më dha këshillë: Mos mbaj çorape të kuqe dhe shih e martohu se kjo parti mban shumë, por një opozitar me çorape të kuqe dhe të pamartuar nuk e mban,” tha Rama.
“Pandi, pavarësisht se nuk e thotë, është kaq feminist, sa ju do habiteshit”, vijoi Rama.

Rama:-Pandi, pavarësisht se nuk e thotë, është kaq feminist, sa ju do habiteshit..
Pandi:-Stop Kryetar!Familje e ndershme!!!