Meta-Hahn: Nxitje bashkëpunimit me Gjermaninë

Dita

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Zëdhënësin e fraksionit parlamentar CSU në Bundestag, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Mbrojtjes Florian Hahn me të cilin vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe diskutuan mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit, duke u ndalur në veçanti tek reformimi i sistemit të drejtësisë, si një nevojshmëri imediate për progresin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndamë pikëpamje të përbashkëta në përballimin e shumë sfidave të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën europiane të vendit tonë, sidomos me reformat si ajo në drejtësi, ku Gjermania është e përfshirë me mbështetjen e saj të spikatur në kuadër të misionit EURALIU-s”, tha Meta.

Miratimi i kësaj reforme, theksoi kreu i Kuvendit, do të jetë një argument shumë i rëndësishëm për të ecur drejt çeljes së negociatave me BE-në, por dhe për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të tërhequr më shumë investime të huaja, përfshi ato gjermane.
Dy zyrtarët diskutuan gjithashtu dhe për situatën në rajon, për forcimin e bashkëpunimit rajonal, por edhe të vendeve tona me BE-në në kuadër të përballimit të sfidave të reja, sikurse është kriza e refugjatëve, që është një shqetësim serioz që ka të bëjë me stabilitetin e rajonit tonë, por dhe të vlerave të BE-së.

Zyrtari i Bundestagut nga ana e tij tha se Gjermania po e ndjek dhe e mbështet Shqipërinë në rrugën e saj të reformave të domosdoshme në procesin e integrimit, ku veçoi reformën në drejtësi.
Shqipëria është shumë e rëndësishme për ne në rajon, theksoi Haan, ajo është faktor stabiliteti dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës. Duam të punojmë më shumë së bashku sa i takon krizës së refugjatëve, por dhe në aspektin ekonomik, sepse për Shqipërinë është e rëndësishme të ketë investime, që të ketë më shumë punë për njerëzit, këtu në Shqipëri, ndaj do ta mbështesim bashkëpunimin mes kompanive shqiptare dhe atyre gjermane, theksoi Hahn.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *