Libra, çokollata dhe lule për gratë e burgut “Ali Demi”

Dita

Amasadorja holandeze dhe disa gjimnazistë të kryeqytetit kishin zgjedhur lule, çokollata dhe disa libra për t’ua dhuruar grave që ky 8 Mars i gjeti duke vuajtur dënimin në burgun “Ali Demi”.

Atyre iu krijua një ambient festiv edhe pse në kushtet e izolimit, moment i cili i shërbeu edhe si reflektim. Mendonin për ato që kanë bërë para së të dënoheshin dhe për ato që i pret kur të rifitojnë lirinë.

Përveç duarve me dhurata kishte edhe sy me lot të cilëve u mungonin fëmijët, familjarët dhe liria. Me lot ishte edhe Nazime Visha, e cila në këtë 8 Mars zgjodhi t’i dërgojë një letër Zonjës së Parë, Odeta Nishani. Apelit për të respektuar të drejtat e grave iu bashkëngjit edhe dejtoresha e këtij institucioni zonja Zoje Jaka.

Share This Article
1 Comment
  • Ato aty si kemi per lule por per krimet qe kane kryer. Ti zonja holandeze do besh mire te shkosh ne holande e tu japesh lule grave tuaja. Ato qe ndodhen aty jane per gabimet qe kane bere dhe nuk eshte vendi juaj ti perkedheli me lule. Mesazhi juaj beni krimin se do ju vime me lule. Nuk na duket e drejte. Nese ato do ishin menduar me pare se te kryenin vepra per te cilat jane brenda ndoshta sot do merrni lule nga te dashurit e familjet e tyre.Por ato bene nje zgjedhje qe jane aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *