Në kërkim “policët”, u dështoi grabitja

Dita

Gjashtë persona kanë tentuar të vjedhin tri ditë më parë banesën e 59-vjeçarit K.M. në fashtin Nivicë të Tepelenës. Por plani i tyre ka mbetur vetëm në letër, pasi janë pikasur nga i zoti i shtëpisë.

Në largim e sipër, autorët braktisën në oborrin e banesës njërin prej automjeteve, kurse automjetin tjetër e braktisën në aksin Gusmar-Kuç.

Sipas njoftimit të policisë, të dy automjetet rezultojnë të vjedhur. Makina tip “Benz” që u gjet në oborrin e K.M. rezulton se është në pronësi të 43-vjeçarit E.V., banues në Lushnjë. Ky automjet, sipas policisë, rezulton të jetë vjedhur në këtë qytet më 28 shkurt të këtij viti.

Ndërsa makina tjetër rezulton se është në pronësi të 59-vjeçarit XH.H., banues në Patos. Ky atomjet, sipas policisë, është vjedhur në Vlorë në datën 4 të këtij muaji.

Të dy automjetet u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërsa autorët janë ende në kërkim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *