Zgjedhjet për kryetarin, sot mblidhet Asambleja Kombëtare e PS

Dita

Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 12:00, Asamblenë Kombëtare.

Në rend të dites, pritet te diskutohet për zgjedhjet e reja në parti, rinovimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja ne parti.

Asambleja do të diskutojë edhe për kërkesën e Ben Blushit dhe funksionarëve të tjerë socialistë që e mbështesin idenë e votimit të kryetarit.

11 prej tyre kanë firmosur tashmë një kërkesë për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin.

Një ditë më parë Komisioni i Garancive Statutore pranoi vetëm pjesërisht kërkesën e deputetëve Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi për intepretim të statutit ekzistues të Partisë.

Për pikën më të nxehtë, zgjedhjen e kryetarit të Partisë, KGS thekson se do jetë Kongresi që do të përcaktojë nësë duhet të ketë apo jo proçes zgjedhje.

Sa i përket shkeljes së parimi të papajtueshmërisë së dy mandateve, KGS arsyeton në vendimin e saj se ky rregull nuk përjashton që për raste specifike dhe të justifikuara të motivuara nga AK, mund të ketë edhe përjashtime. E rëndësishme është që përjashtimi të mos kthehet në rregull”, shton KGS.

Kongresi i socialistëve do të mbahet më 19 mars.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *