“Pesëmbëdhjetë mijë votues fiktivë janë krijuar nëpërmjet numrave të amzës shtesë që janë shkruar në Listën Zgjedhore”, thotë lideri i Lidhjes Demokrate dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme i Maqedonisë Pavle Trajanov në një emision televiziv maqedonas.
Sipas tij, numrat janë përpunuar në mënyrë ilegale nga MPB për nevojat e Listës Zgjedhore, transmeton Portalb. Në emision i pranishëm ka qenë edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së i cili ka reaguar duke thënë që nuk duhet të spekulohet me këso të dhënash sepse ata nuk janë të konfirmuara.
“Askush nuk duhet të akuzohet pa bazë”.
Mashtrimi me votues fiktivë është debatuar gjerësisht së fundi në vendin fqinjë, ku nuk kanë munguar akuzat as për kreun e partisë së pakicës maqedonase të Shqipërisë, Edmond Themelko.
