Nikoliç në Moskë, do pritet nga Putin

Dita

Presidenti serb Tomislav Nikoliç ka mbërritur të martën në Moskë në një vizitë dy ditore ku pritet të takohet dhe me Patiarkun Kiril të Kishës Ortodokse në Rusi, dhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Zyra e shtypit e presidentit serb informon se kreu i kishës Ortodokse mirëpriti Nikoliç.
Ndërkohë nesër pritet të takohet me presidentin Putin.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar një komunikatë të lëshuar nga Kremlini se gjatë takimit Nikoliç – Putin, do të diskutohet “zhvillimi i partneritetit të ardhshëm ndërmjet dy vendeve, do të shkëmbehen pikepamjet për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në sferën politike, të tregtisë, ekonomike dhe humanitare”.

Kisha ortodokse ruse pritet që presidentin serb Nikolliq ta nderojë me çmimin e Fondit të Përbashkët të Popujve Ortodoksë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *