FOTO: Drogë dhe atentate, sekuestrohet hoteli 5 katësh në Radhimë

Alqi Kociko

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar konfiskimin e një godine të destinuar për resort turistik në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, në pronësi të Shpëtim Brahimaj.

Ai është babai i Isuf Brahimajt, i cili mbeti i vrarë pas një atentati të telekomanduar me minë në fund të gushtit të 2014.

Në vijim të atentatit ndaj tij, një ndër pistat e ngritura është ajo për përplasjet e mundshme për trafikun e drogës, pasi Isuf Brahimaj, ishte dënuar më herët nga autoritetet italiane dhe hollandeze.

Prokuroria ka konstatuar se Shpëtim Brahimaj, kishte legalizuar në emër të tij një ndërtesë 5-katëshe të papërfunduar, e cila ishte destinuar për shërbime hotelerie.

I ati i Isufit, sipas veprimeve proceduriale të prokurorisë së Vlorës nuk ka pasur mundësi financiare të realizonte shpenzimet e ndërtimit të hotelit, që mund të ketë shkuar deri në 100 milionë lekë të reja.

hoteli_2

Në këtë vlerë nuk është llogaritur vlera e truallit, e cila sipas dokumentacionit të blerjes është shënuar 120 mijë euro, por që dyshohet se është blerë rreth 700 mijë euro. Edhe kontrata e blerjes së truallit është nënshkruar nga Shpëtim Brahimaj, pavarësisht se ai nuk ka pasur mundësi reale financiare të realizojë këto të ardhura.

Prokuroria e Vlorës kërkoi vendosjen e sekuestros preventive për objektin dhe truallin, e cila u pranua nga ana e Gjykatës së Vlorës.

Më pas, çështja iu kalua për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, përgjegjëse për zbatimin e ligjit “Antimafia”. Gjykata për Krime të Rënda caktoi sërish masën e sekuestros preventive, në bazë të kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda.

Share This Article
1 Comment
  • Po nuk kane te drejte tja sekuestrojne pronen e tjetrit me hamendje , dike thene se ai nuk ka mundesi te kete aq para , kur ai nuk jeton me

    Ky esh sekuestrim qesharak , si ne kohe te komunizmit

    Keto procedura beheshin kur ai ishte gjalle ,, jo tani qe ai ka vdekur
    Me vdekjen e tij ceshtja duhet te mbyllet

    Pastaj po te nisesh per fenomenin para te pista, ne gjith Shqiperine keto lloj ndertimesh me para te pista jane bere

    Duhet bere nje amnisti fiskale dhe pas kesaj amnistie te mos lejohen me ndertime te tilla me para te pista

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *