Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Si nuk keni turp z. Basha kur zini në goje arsimin? Si keni fytyrë ju e flisni për arsimin? Ju që e katandisët arsimin në këtë gjendje. Ju që i kthyet shkollat ne haure kafshësh. Ju që emëruat militantë e jo mësues, sa nuk dinë vetë alfabetin. Ju që e kthyet universitetin në vendin ku diplomat bliheshin rrugës. Keni gojë ju e flisni për arsimin që keni rritur çdo vit analfabetizmin? Ju vrasës të fëmijëve, duke i lënë pa dije e kulturë, që më shumë i keni kthyer në lypsa, ku dini ju se ç’është arsimi? A i keni parë shkollat në fshatra e qytete? Ju duhet të zhdukeni nga jeta politike. Gëzohet Kreshnik Spahiu se do digjet Shqipëria e do i dali flaka e tymi në qiell. Thërret për revolucion. E kush do të bëjë revolucion? E pse duhet ky revolucion? Që të bëhet Kreshniku apo Basha të parë…
