Targat me çip, tërhiqet kompania

redaktor

Konçesioni për pajisjen e targave me çip nuk do të realizohet pasi kompania që e ofroi këtë shërbim është tërhequr.

“Porta Saber” bëri një kërkesë në shtator të 2015 ku do të ofronte për 35 vjet pajisjen dhe monitorimin e targave me çip, ndërsa do t’u kushtonte  taksapaguesve më shumë se 95 milionë euro.

Porta Saber Albania parashikonte që brenda tre vitesh të pajiste me çip elektronik targat ekzistuese, të cilat llogariten të jenë 360 mijë në total.

Ndërkohë që çdo pronar automjeti do të detyrohej të paguante rreth 48 euro për të instaluar çipin elektronik në targën e makinës.

Më herët Ministria e Transporteve ka sqaruar se nuk kishte marrë asnjë vendim në lidhje me “koncesionin e targave me çip” dhe se ishte  e vendosur që të mbronte interesat e qytetarëve.

Kjo mënyrë  konçesioni është kundërshtuar nga opozita, por edhe nga grupet e interesit të cilat e konsideronin atë një kosto shtesë për qytetarët ndërkohë që shteti do të përfitonte  vetëm tarifën koncesionare prej 2 përqind të të ardhurave të kompanisë.

Share This Article
3 Comments
  • Une nuk e kuptoj llogjiken e shprehjes se ketij artikulli.Variaconet albaneze jane te cuditshme,thuhet qe kompania u terhoq.Ajo nuk u fut qe tu terhiqte.Ne e dime qe jemi shtet leshi,kjo kompani gjoja u veteofru per te sajuar cipat tek targa.Sipas shtetit tone,ministria nuk e kishte ndermend kete,por po e shihte si opsion?!Si puna kesaj kompanie mund te shkoj edhe cdo kush,ti ofrohet qeverise,p.sh.te veje cip tek trute e albanezeve.Me nje fjale,po mos te ishte bere zhurme,do ta hajshim edhe cipin tek targat,me nje fjale komplet mrena pa rrena.

  • Kjo qe po pergatiste Ministri iTransporteve ishte e turpshme.

    Ne fillim, vete ministri u shpreh para disa koheve qe kjo gje nuk ishte e vertete por thjesht nje lajm se gjoja “nje kompani e ka servirur nje gje te tille”, duke lene te kuptoje qe ishte thjesht nje abuzim i medias.

    Tani, na dilka qe qenkan bere negociata, por “firma u terhoq”.

    Ky eshte nje turpi radhes i ministrise se tranporteve.
    – Venia e cipit per cdo mjet, tejkalon edhe vete Sigurimin e Shtetit, pra eshte nje veprim nazi-korruptiv qe mund te kishte pasoja te tejskajshme ne dem te demokracise dhe ekonomise se shqiptareve.

    Eshte e turpshme qe mua si pronar mjeti, te me detyrosh ti minister, te paguaj 48 euro, e pse? Per efekt sigurie? Me ke tallesh ti zotni? Per cilen siguri flet ti, ne nje kohe qe per 2 vjet e gjysem Ministria e Trasporteve nuk ka bere 2 metra rruge, me qindra miliona euro jane blere 10 fuci me boje te bardhe per te bere disa vija mbi rruget ekzistuese. Tallje e madhe dhe neperkembje e madhe deri ne deshperim.

    Si mundet ti minister i Transporteve te nderhyshe me cip ne mjetin tim personal kur une:

    – e kam blere me djersen time dhe konform ligjeve ne fuqi?
    – e kam targuar mjetin sipas ligjit?
    – paguaj rregullisht taksen e regjistrimit?
    – kur bej rregullisht kontrollin teknik, duke ndenjur nga 15 ore ne rresht, tek nje firme e lidhur direkt me qeveritare e qe zotria e juaj edhe perkunder kerkeses apo edhe premtimit te Z. Rama ju nuk e liberalizuat kete sherbim?
    – paguajme siguracionet te cilat pas 2013-tes i rritet ne stratosfere?

    Po te beni kete, shume kollaj mund te perballeni me protesta mbarepopullore te permasave te atilla e te forta si ato te vitit 1990 e qe me dashjen tuaj personalisht mund ti shkurtonit jeten kesaj qeverie.

    Turp.
    Me ha meraku a ka dijeni Rama per kete rast flagrant? Per shkelje flagrante te te drejtave te njeriut e cila mund te krahasohet vec me nje nazizem te ri?

    Ne se Rama nuk ka dijeni per kete, atehere ai ka qene nje kurth i deshtuar i dikujt per t ia shkurtuar ditet Qeverise Rama.

  • Keto jane veteofruar por me sa duket pazari i qeverise ka qene shume i larte dhe jane larguar me vrap se e kane kuptuar se nuk mund te vidhet ne shtepine e hajdutit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *