Partia Demokratike ka propozuar edhe një amendament në ligjin për dekriminalizimin, ku parashikon që zyrtarët që janë kapur në flagrancë duke kryer vepra penale të mos jenë pjesë e institucioneve, pavarësisht nëse ndaj tyre nuk ka një vendim përfundimtar të gjykatës.
Në përfundim të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se do të kërkonte që amendamenti të përfshihej patjetër në ligj, duke e ilustruar me rastin e deputetit Armando Prenga.
Paloka rikonfirmoi që opozita do të mbajë qëndrim të kushtëzues ndaj Parlamentit nëse nuk merren parasysh kërkesat.
“Ligji për dekriminalizimin ju ndalon praktikisht deputetëve apo zyrtarëve që janë kapur në flagrancë duke kryer krime, siç janë plagosjet apo vrasjet, ju ndalon të kryejnë funksionet e tyre publike deri në përfundim të vendimit të gjykatës.
Të gjithë u bëmë dëshmitarë të një akti të paprecedentë kur një deputet i mazhorancës i akuzuar për plagosje të disa qytetarëve u shfaq papritur në Parlament me bekimin e Ramës duke vënë jo vetëm Parlamentin në pozita të vështira, por edhe partnerët tanë ndërkombëtar që kanë investuar aq shumë në ligjin e dekriminalizimit. Për t’i vënë fre, ne kemi paraqitur këtë amendament”, tha Paloka.

z. palooka, ju mbani mend si e keni rrahur arben imamin ne parlament, I keni thyer dhembet e sot eshte me proteze e nofull te shtremberuar e i shemtuar nga dhuna jote prej gangsteri .
Ti shtremberoi buzet Prenga me nje grusht o Paloqe thapathuqi. Dhe tani ti bythec pijanec I peshtire kerkon hakmarrje. Dhe na vendos edhe kushte se pa ate surratin tend Parlamenti smund te mblidhet. O tempora o mores….Kriminelet bertasin kapeni kriminelin…