Dy persona të armatosur, pasi kanë zënë pritë në oborrin e shtëpisë ku po organizohej një festë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vrarë 5 persona, si dhe kanë plagosur të paktën 3 të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në një lagje rezidenciale në Wilkinsburg, rreth 13 kilometra në lindje të qytetit. Sipas mediave në vend, autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë janë ende të lirë.

“Kam dëgjuar të paktën 20 të shtëna”, ka thënë një dëshmitar, Kayla Alexandra.
Policia tha se katër nga viktimat, tri femra dhe një mashkull, kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një femër tjetër vdiq në spital. Dy persona të tjerë të seksit mashkull raportohet se janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa një femër tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

“Provat balistike në vendin e ngjarjes tregojnë se për krimin e janë përdorur dy armë nga dy persona të ndryshëm.”- thanë burimet policore.
Wilkinsburg është një qytet i vogël me rreth 16.000 banorë.
