Eshtë ndarë nga jeta pak ditë më parë, por Xhino Korioni, president i Breshias nga viti 1992 deri në 2014, mbetet në kujtimin e të gjithëve, edhe të Xhani de Biazit, që i intervistuar nga “radio24ore”, u shpreh: “Korioni e dashuronte futbollin,ka dhënë shumë për këtë sport.
Humbja e tij është vërtet e rëndë dhe e kisha takuar dhjetë ditë përpara se të ndodhte…
Kishte aftësi njerëzore për të bindur të tjerët, ndryshe Guardiola apo Baxhio kurrë s’do të kishin luajtur tek Breshia”.
