Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin 3-javor 2 amendamentet e PD-së

Dita

Konferenca e Kryetarëve ka pranuar 2 amendamentet e PD-së, duke i futur në kalendarin 3-javor të kuvendit.

PD kërkon ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit dhe ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Një ditë më parë opozita paralajmëroi se në rast se mazhoranca do të refuzonte dy nismat e saj ligjore, atëherë deputetët e PD-së do të tentojnë bllokimin e punimeve të seancës së sotme plenare.
Ndryshimet e propozuara në ligjin e dekriminalizimit parashikojnë përjashtimin nga politika të funksionarëve dhe të zgjedhurve kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.

Ndërsa propozimi tjetër synon t’i presë rrugën bllokimit nga opozita të punës së komisioneve hetimore përmes mospranisë së anëtarëve të saj, siç ka ndodhur me rastin e komisionit hetimor për Serverin e Tatimeve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *