iPhone 7 i Apple, që pritet të dalë në treg në Shtator, nuk do të ketë më vend të posaçëm për kufjet.
Ky ndryshim përflitet prej disa muajsh dhe besohet se Apple po përgatit disa lloje të reja kufjesh wireless, që pritet të prezantohen së bashku me telefonin e ri.
Këto detajë janë zbuluar nga portali nowhereelse.fr, që ka mundur të sigurojë kasën e iPhone 7 nga një kompani që meret me prodhimin e këtyre paisjeve.

Ky smartphone do të jetë po aq i hollë sa iPod Touch.
Blogu mbi teknologjinë, MacOtakara thotë se iPhone 7 do të jetë 1 mm më i hollë se paraardhësi, iPhone 6S.
Po sipas këtij blogu, ky telefon do të ketë një portë edhe më të vogël për karikim që besohet se do të mund të përdoret edhe për kufje.
Mediat mbi teknologjinë shkruajnë se në mesin e modeleve që pritet do të prezantohen është edhe një iPhone më i madh nga të tjerët, që do të ketë kamera me dy lente dhe do të quhet iPhone Pro.
