I thonë shokët se ngjan si femër, vetëvaret 18-vjeçari

anazapta

Një 18-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Pobrat. Gjithçka mendohet se ka ndodhur  pas talljeve të shokëve, të cilët i kishin thënë se ngjante si femër. “Erdhi dhe na tha se do të shkonte të mësonte , kështu që  nuk qëndroi  shumë me ne  dhe u fut në dhomën tjetër”, ka sqaruar nëna  e tij. Gazeta “Shqip” citon shokët e 18-vjeçarit Bajram Ahmati, që kanë pohuar se e kishin fyer  duke i thënë “ti je si femër”, kështu që ai ishte mërzitur për këtë, por nuk u kishte shkuar në mendje se do të vetëvarej. Djali përshkruhej si djalë shumë i urtë dhe i mbyllur.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *