Wollfarth: Anëtari i LSI-së në KQZ mund të vijojë punën

anazapta

Apelit të ndërkombëtarëve për të mbajtur larg konfliktet politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bashkohet edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.

Gjatë një vizite paraditen e sotme në Berat, kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri tha se anëtari i LSI-së mund të vazhdojë i qetë punën e tij, ndërsa OSBE-ja është në proces sqarimi të bazës ligjore të përdorur nga PD-ja.

* * *

Një ditë më parë,  Wollfarth paralajmëroi se do të kërkojë sqarim për vendimin që Komisioni i Ligjeve mori një ditë më parë për largimin e anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, nga ky institucion. Wollfarth tha se duhet shpjeguar baza ligjore me mbi të cilën PD ka ndërmarrë këtë veprim, duke theksuar se institucionet duhet të marrin vendime të kujdesshme dhe me konsensus. Wollfarth apeloi që KQZ të shihet nga palët si një organ apolitik.

Reagimi erdhi të enjten, një ditë pasi LSI-ja i dërgoi një letër trojkës së ambasadorëve të akredituar në Tiranë, në të cilën shprehej shqetësimi për politizimin e KQZ-së nga PD-ja me një lëvizje të tillë.

Share This Article
2 Comments
  • FRike , Frike , Frike sala ka Frike o sa Frike o sali, mbrapsht do ta hash ti.

    Burgun e ke te sigurt tani vetem zgjidh qeline.

    • nuk e di se kush mund te kete frike me shum se Z.Edi Rama i cili po ben cmos qe keto zgjedhje ti fitoje , beri koalicion me njeriun qe deri vone e shante qe per shaka te tij u be 21 janari ja ky fakt tregon se kush ka me shume frike.
      Kjo frike z.Rama ska per tju heq ndonjeher.:D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *