Patrullat e Përgjithshme të Policisë të Komisariatit Nr. 1 kanë parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale duke neutralizuar njërin prej autorëve dhe sekuestruar armën e krimit (thikë).
Pikërisht në vendin e quajtur “Hoxha Tasim”, 2 shtetas kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Fehmi Mziu.
Vlerësimi i situatës dhe ndërhyrja e menjëhershme e policisë, ka bërë të mundur shoqërimin e shtetasit E.Geca dhe shpallur në kërkim autorin tjetër S.M.
Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive borxhi në vlera të larta monetare.
Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se Fehmi Mziu është President i skuadrës së Korabit.
