Kabllogrami për detin, Rama: Si ju nënshtrua Berisha presionit të Greqisë

redaktor

Paraditen e të enjtes, gjatë mungesës së opozitës në sallë, rolin e saj e mori Vangjel Dule.

“Ka elementë të kriminalizuar dhe ju si njeriu që me firmën tuaj i keni futur midis nesh mbani përgjegjësinë kryesore”, tha Dule.

Për Edi Ramën, tonet e larta të aleatit të tij ende zyrtar, lidhen me një tjetër arsye.

“Unë nuk dua të besoj se ti je i pavëmendshëm se të ka shqetësuar dalja në dritë e disa fakteve, që provojnë atë që ne kemi thënë. Kufiri detar është faktikisht tradhti, nuk është përgjegjësi e qeverisë greke, që në Tiranë gjetën ca kokrra tradhtarësh që falën gjithë atë territor ujor të Shqipërisë për ca interesa mizerabël”, u shpreh kryeministri Rama.

Kryeministri iu referua publikimit në shtypin e kësaj të enjteje, të një kabllogrami të Ambasadës Amerikane, zbuluar nga  Wikileaks për paktin detar Shqipëri-Greqi.

Selia diplomatike e Uashingtonit në Tiranë raportonte në atë kohë se Shqipëria ishte vënë nën presionin e palës greke për të pranuar kushtet e saj për delimitimin e shellfit kontinental dhe çështjen e varrezave, duke e kërcënuar me refuzimin e ratifikimit të MSA-së me BE-në.

Pala greke thuhet në raportim i ka kërkuar palës shqiptare të mbahen jashtë kësaj çështjeje fuqitë e mëdha dhe sidomos Uashingtoni.

“Qeveria shqiptare nuk ka kërkuar ndihmën e SHBA, por ka preferuar ta zgjidhë vetë këtë çështje”, mbyllet raportimi i Ambasadës Amerikane.

Qeveria shqiptare nënshkroi paktin detar me Greqinë, që më pas u rrëzua nga Gjyakata Kushtetuese.

Share This Article
3 Comments
  • Po per kete te votuam mor zoti Edvin! Edhe se ai maloku ishte tradhetar i atdheut me fjalor nacionalist! Ti na shpetove detin,por na rrope me koncessione.Checkapi i vuri kapak.Nuk jane pak por 120 miljon euro dem kot nasikoti,.

  • Mire ja thua po kujt ja thua .Ja thua Dules qe nuk ka rendesi .Iken kohrat e miqesise me minoritete.Jepu te drejtat sipas rregullave demokratike dhe mos ua shtri shume doren .Po ta dhane pranoje .Po ta drodhen thyeua. kete bejne te gjithe shtetet qe kane pakica.
    Gozhda e ketij skandali me permasa tradhetie nuk eshte Dulja po mbretetia salirjane .Atij turru dhe mos ju shqit deri sa te mari ate qe meriton .
    U lodhem me keto histori sa dhe durimi ka nje kufi.I kemi thene dhe sterthene sa qe kane humbur dhe ate pak gjak qe kemi .Saliu ka mare rugen e qametit.Eshte si ai plaku qe s’te kafshon por qe po ju tremb.Niseni nje here dhe matuni konkretisht se do mesoni se sa fallco eshte .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *