BSH: Financimi alternativ, dobëson kërkesën për kredi

redaktor

“Përdorimi i burimeve alternative të financimit, si fondet e vetë bizneseve apo edhe injektimi i likuiditetit nga qeveria në formën e pagimit të detyrimeve të prapambetura, kanë ndikuar në reduktimin e kërkesës për financim nga sektori bankar”.

Kjo është analiza që Banka e Shqipërisë bën për ecurinë e dobët të huasë bankare. Sipas raportit të kësaj banke aktiviteti kreditues në Shqipëri ka pasur një ecuri të zbehtë gjatë viteve të fundit.

Banka e Shqipërisë analizon se, rritja e dobët e kredisë është shoqëruar me përqendrimin e ofertës për kredi vetëm në pak banka dhe në një numër të vogël biznesesh.

Gjithashtu, për segmente të caktuara të bizneseve, aksesi në kredimarrje është vështirësuar, ndërsa afati mesatar i maturimit të portofolit është shkurtuar.

Portofoli i kredisë për biznese dominohet nga kredia për bizneset e mëdha, e cila përbën 64% të portofolit, krahasuar me 47% që ishte në vitin 2008. Oferta për kredi rezulton gjithashtu e shtrënguar.

Vrojtimet e aktivitetit kreditues raportojnë për zgjerim të kërkesës për huamarrje nga individët përgjatë vitit 2015, ndërsa në tremujorin e fundit edhe rritje të kërkesës së bizneseve.

Kushtet e kreditimit raportohen përgjithësisht të lehtësuara gjatë vitit 2015. Pavarësisht lehtësimit të kushteve të kreditimit, si bizneset dhe individët i perceptojnë ato akoma si të shtrënguara.

Ndaj Banka ka kërkuar nga bankat e nivelit të dytë që të jenë më të besueshme për klientët, duke lehtësuar më tej kushtet e dhënies së kredive.

Share This Article
1 Comment
  • e niveli i larte i ketyre kedive hiç jo sepas push?
    kemi nje % qe ne vendet tjera chut taux usurier e ndalohet me ligje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *