Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive katalanase “El Mundo Deportivo”, Barcelona e konsideron shumë të rëndësishëm transferimin e mbrojtësit të Bajernit, David Alaba.
Gazeta shkruan se klubi katalanas është gati të ofrojë 60 mln euro për anësorin e majtë të kampionëve të Gjermanisë, por në “luftë” për austriakun është përfshirë edhe Real Madridi, rivali i përjetshëm i Barçës.
Me shitjet e mundshme të Adrianos dhe Dani Alveshit, blerja e Alabës duket emergjente në Katalonjë.
Lojtari faktikisht preferon të luajë si mesfushor, por kuptohet se te Barça ai do të mund ta shfrytëzonte në maksimum karakterin polivalent që ka, duke luajtur në disa pozicione.

Si shume rreze dielli ka marre ky austriaku me emrin Alaba.