Zenepe Luka: Sot padis Sali Berishën për ‘Moskallëzim krimi’

redaktor

Gazetarja e njohur Zenepe Luka, pas botimit të librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” depoziton sot në prokurorinë e Vlorës një padi penale për ish-presidentin Sali Berisha.

Luka i rikthehet një ngjarjeje të rëndë kur në vitin 1997, në kohën kur ajo punonte si korrespondente e gazetës “Koha jonë” dhe përcillte ngjarjet e pranverës së përgjakshme të atij viti në qytetin bregdetar, iu vu tritoli në shtëpi.

Izet Haxhia rrëfen në libër se tritoli në shtëpinë e Zenepes është vënë me urdhër të Azem Hajdarit, në një kohë që PD-në e kontrollonte totalisht Berisha.

Me këtë rast, Zenepe Luka i drejton një apel edhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

 

Nga Zenepe Luka

Dy fjalë për librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”

Këtë shkrim dua ta nis me dy fjalë për librin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” përgatitur nga gazetari i mirënjohur i DITA-s, Xhevdet Shehu.

Rrallë ndodh, që një libër me 340 faqe, ta përpish në disa orë sikurse më ndodhi me këtë libër. Sigurisht, ka arsye të ndodhë kjo, e para interesi për temën që trajton, autori,por në këtë libër të pazakontë, të

Zenepe Luka
Zenepe Luka

rrallë në llojin e vet, në radhë të parë lipset guxim, trimëri për të hedhur të zezën në të bardhë, për vetë problematikën që trajton, aq më tepër kur bëhet fjalë për krime të rënda në një shoqëri, shto pastaj, kur protagonisti kryesor ka qenë kreu i shtetit dhe sot është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Xhevdet Shehu, një gazetar me përvojë, si gjithmonë, por edhe me këtë libër, ka treguar se gazetaria për të nuk është thjesht profesion, por një mision. Nëse do të ishim në një shoqëri të vërtetë demokratike dhe do të kishim shoqata të mirëfillta gazetarie, ky koleg duhej propozuar për medaljen më të lartë. Por, jam e sigurt se këtë do ta bëjë lexuesi i thjeshtë, që është “medalja” më e çmuar.

 

Padi për ish Presidentin Sali Berisha

Në faqet e këtij libri, ish truproja e ish Presidentit Sali Berisha, ka rrëfyer edhe për ngjarjen makabre të 10 majit të vitit 1998, vendosjen e tritolit në banesën time, kur punoja si gazetare e “Koha Jonë” në Vlorë.

Unë i dija të gjitha ato që Izet Haxhia, nënvizon në faqet 159-160 të këtij libri, por tashmë, që e kam në duar këtë libër, ai merr vlerën e provës dhe unë do t’i drejtohem gjykatës me një kërkesë-padi me objekt:

berisha-hajdari“Padis ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, për moskallëzim krimi, duke shpresuar se do të vihet në lëvizje dosja që është pushuar në Prokurorinë e Vlorës”. Unë e di që autorët kanë ndërruar jetë, për shkak të hesapeve të tyre. Por, ka një nen në kodin penal, sipas të cilit përbën vepër penale nëse vihesh në dijeni për këtë krim makabër dhe e fsheh atë, aq më tepër kur je kreu i shtetit.

Duke iu lutur Zotit, që më shpëtoi bashkë me fëmijët, nuk dëshiroj të ndëshkoheni penalisht, por do të kërkoj dëmshpërblim për dëmin që iu shkaktua banesës.

 

Kërkesë drejtuar z. Izet Haxhia

Do të dëshiroja, që në gjyqin e kërkuar prej meje, që do të kisha dëshirë të binte në dorën e bashkëqytetares sime, Fatmira Hajdari, të dëshmonte fizikisht edhe z.Izet Haxhia.

A do të kërkojë ndëshkimin për djegien e gazetës “Koha Jonë” z.Nikollë Lesi?

Për vetë natyrën që ka, zoti Nikollë Lesi, botuesi i gazetës “Koha Jonë”, shpresojmë se do të formulojë edhe ai kërkesë-padi për dëmshpërblim për djegien e gazetës “Koha Jonë”, aq më tepër që disa nga autorët që akuzon Izet Haxhia, janë këtu, në Shqipëri, qytetarë të lirë.

Edhe një mesazh për Ambasadorin Lu

I nderuar z. Ambasador. Ju që jeni aq i interesuar për dekriminalizimin, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të pushtetarëve dhe të zgjedhurve, që kanë bërë krime, vlerësojeni këtë libër, që është një provë e gjallë, për krimet që janë bërë në Shqipëri, në këto vite tranzicioni.

Përveç kësaj kërkese, unë ju bëj edhe një pyetje, i nderuar z.Lu:

Nëse do të ishte botuar një libër i tillë në SHBA, për Presidentin e vendit tënd, çfarë do të kishte ndodhur?

Gjëja më e dobishme që do të bënit, si Ambasador i Shtetit më të madh demokratik në botë, do të ishte që këtë libër me ngjarje e krime të mëdha, t’ia dorëzonit si provë materiale Prokurorit të Përgjithshëm z.Adriatik Llalla. Ky do të ishte filli i lëmshit, hapi i parë, për të realizuar reformën në drejtësi në Shqipëri. Të shpresojmë z. Ambasador!

*************

Izet Haxhia: Tritolin Zenepes ia vuri Azemi…

(Fragment nga libri “Izet Haxhia përballë Sali Berishës”)

Pas një fjalimi të deputetit Patozi më 4 qershor 2015 në Kuvend dhe një replike të dërguar në redaksi nga gazetarja Zenepe Luka, redaksia pyeti një nga dëshmitarët e ngjarjeve të rënda të atyre viteve, Izet Haxhinë. Më poshtë, emaili i z.Haxhia për DITA-n:

“Unë nuk kam qenë në atë miting se që pas ngjarjes së Milotit ku gjoja iu bë atentat Azemit dhe është një ndodhi që nuk është sqaruar, sepse nuk ka pasë asnjë atentat ndaj Azemit, por ka qenë një diçka tjetër që do ta sqaroj ndonjëherë tjetër. Por me sa di unë dhe nga vetë goja e Azemit, i cili kur pinte apo donte të mburrej, tregonte bëmat e tij apo ato që urdhëronte… që kjo, pra vënia e tritolit në shtëpinë e Zenepes, është një akt i kryer me urdhër të Azemit, është e padiskutueshme. Sepse ai ka patur lidhje me një pjesë të bandës së Kakamit, që kanë qenë aktivë në atë periudhë në Vlorë. Bile m’u kujtua që për këtë akt, Azemi ka vënë në dijeni edhe Berishën, apo “Marshallin” siç e thërriste ai, për t’i treguar që ai ishte i fortë në Vlorë e me lidhje të fuqishme. Këto janë të dhëna nga njerëzit e afërt me Berishën e Azemin, të cilët kishin qejf të mburreshin edhe me akte terroriste.

Po, Zenepja ka të drejtë kur akuzon dhe drejton gishtin nga autorët, sepse pikërisht nga RD dhe 55 është akuzuar si nxitëse e trazirave në Vlorë, e sidomos për sulmin ndaj SHIK-ut. Por nuk duhet harruar Frrok Çupi, pasi ishte editoriali i tij te “Koha Jonë”, ndezësi i fitilit të luftës në Vlorë. Më vonë, “çuditërisht” Sala këtë person e bëri aleat e i dha poste. Ca gjëra e ca lidhje nuk arrij t’i konceptoj, sepse janë jashtë çdo logjike.

Azemi ka pasë mbajtë kontakte të vazhdueshme me pjesëtarë të bandës së Kakamit. Edhe për armët e SHIK-ut që u patën nisur me porosi të Salës, Azemi iu thoshte këtyre pjesëtarëve që ua kam nisur unë”.

 

Share This Article
53 Comments
  • Bravo Zenepe Luka, je nje grua e rralle, nje gazetare e denje.Si gjithmone ti mbetesh shembull dhe udherrefyese per politiken shqiptare, ti moj Zonje, duhej te ishe Presidente e Republikes.
    Bukur, faktet i ke, viju, ndeshkoje Saliun,per mua me burg, ishalla je ti, moj zonje e nderuar te celesh rrugen per te tjeret per ta bere realisht ndeshkimin, jo me lloqe,sikurse bejne politikanet.
    Mire ia bere edhe atij Luuuuuuuuuu-s, te shohim sa do te vihet ne levizje.
    Nuk te njoh, jam nje fans i cmendur i shkrimeve te tua gjate gjithe kohes, ti je gazetare e vertete.
    Shyqyr qe te shpetoi Zoti dhe te keshilloj te ruhesh edhe tani.

  • Bravo Zenepe Luka, je nje grua e rralle, nje gazetare e denje.Si gjithmone ti mbetesh shembull dhe udherrefyese per politiken shqiptare, ti moj Zonje, duhej te ishe Presidente e Republikes.
    Bukur, faktet i ke, viju, ndeshkoje Saliun,per mua me burg, ishalla je ti, moj zonje e nderuar te celesh rrugen per te tjeret per ta bere realisht ndeshkimin, jo me lloqe,sikurse bejne politikanet.
    Mire ia bere edhe atij Luuuuuuuuuu-s, te shohim sa do te vihet ne levizje.
    Nuk te njoh, jam nje fans i cmendur i shkrimeve te tua gjate gjithe kohes, ti je gazetare e vertete.
    Shyqyr qe te shpetoi Zoti dhe te keshilloj te ruhesh edhe tani.

  • Ate qe s`e bene koncessionaret e PS.,po e ben nje grua.Kjo Zenepja e mbajti mbi shpine edhe revolten e Vlores,se atehere editorialistet nuk guxonin te shkonin ne Vlore.

  • Shume mire, doli me ne fund nje grua ( se burra b.q. vetem kane ngrene mut deri sot ), dhe padit Berishen. Por ka problem se kerkon Haxhine ne gjygj si deshmitar. Do ta sjelle gazeta Dita? Po u krye gjygji dhe denohet Berisha do futet dhe Haxhia brenda per 2 denime ne mungese. Mire eshte te behet ky gjygj me Berish e Haxhia ne salle. Po mbeti vetem ne gazeta, keq me vjen ta them po Berisha do behet i pa vdekshem nga ju vete.

  • Egla. Perse mos lobojme ne femrat shqiptare,per te zgjedhur me vote kete grua Presidente te Shqiperise?E kam ndjekur gjithe kohen si gazetare, kam perjetuar nga larg, ate qe ajo ka hequr ne vitet 97-98 ne Vlore, qe pasqyroi me vertetesi ajo cka ndodhi ne Vlore.Ky eshte shkaku qe deshen ta shfarosnin me femijet dhe bashkeshortin.Kjo grua del ne skene, kur ka nevoje Shqiperia.
    Mirenjohje Zenepe Luka, je grua shembull per shqiptaret, per politiken.Te kemi idhull.

  • E nderuar Z, Luka

    Koha e izeteve ka vdekur dhe eshte varrosur/

    Ai eshte pjelle e te keqes,

    Gjykata e pranon deshmine kur eshte e faktuar

    por JO kur nje kriminel MONSTER qe monton ate

    pas 15 vitev

    E cfare nuk ka bere ky monstra qe fshihej vete

    pas bythes se Saliut,

    Asgje nuk eshte e vertete per akuzen qe i behet

    herot te demokracise Azem Hajdarit,

    Ka qene fatkeqesi qe Sali Berisha ka pasur per

    roje kete qen te pa bese,

    Per ato poshtersi qe ka bere Izeti ,eshte pak ta

    vrasin per qen ne vresht.

    Dhe emri i ketij ndyraku duhet harruar,

    Sa e qete eshte jeta pa Izetin mbi tank,

  • Bravo Zenepe Luka, je nje grua e rralle, nje gazetare e denje.Si gjithmone ti mbetesh shembull dhe udherrefyese per politiken shqiptare, ti moj Zonje, duhej te ishe Presidente e Republikes.
    Bukur, faktet i ke, viju, ndeshkoje Saliun,per mua me burg, ishalla je ti, moj zonje e nderuar te celesh rrugen per te tjeret per ta bere realisht ndeshkimin, jo me lloqe,sikurse bejne politikanet.
    Mire ia bere edhe atij Luuuuuuuuuu-s, te shohim sa do te vihet ne levizje.
    Nuk te njoh, jam nje fans i cmendur i shkrimeve te tua gjate gjithe kohes, ti je gazetare e vertete.
    Shyqyr qe te shpetoi Zoti dhe te keshilloj te ruhesh edhe tani.

  • Ne kte amulli personazhesh politik te perlyer der ne gryk me korupsion e tradheti ,kur shqiptaret e hutuar nuk dallojn dot qenin nga ujku sepse ujqit e ktij kombi jan ber shum e i kalojn stafeten njeri tjetrit qe te mbrojn pasurin qe kan ven nga viktima popull dhe populli perseri ne dor te tyre bie ,na del nje grua dinjitoze,kurajoze,qe paska goditur ne koh banditet anti shiperi dhe ashtu sic din banditeti mbyllen gojen qe te bazhdojn dhunen ndaj shqiptareve ,qe ashtu sic e kan zakon banditet vrasin njeri tjetrin (rasti Sali Azem) ,qe i japin doren njeri tjetrit e bejn sikur zihen (pozit opozit)e populli perseri aty si miz e mutit qe ne mut shkon ! Ko femer po na tregon se mes shqiptareve nuk esht shuar e as ka vdekur deshira dhe inisiativa per te pastruar folen e vampireve por na mbetet detyr te gjejm shum Zenepe qe tju japim doren e jo Salive ,Fatoseve, Ilireve e Edrave qe na mbijn e na serviren si esnaf shpetimtar e sapo marin pushtetin “harojn” premtime ,harojn kriminelet qe duhen ndeshkuar e harojn te ven ne shina Drejtesin e degjeneruar nga dor e bandes ! Pershendetje Zenepe e ashtu si ty pacim edhe te tjer qe kan heshtur nga kjo dor e mallkuar kriminelesh ..e pac “doren e mbar”………..

  • Juliani.
    Kete e ndan Pokuroruia z. Beqo.Ta marrin me cilesine e proves dhe te ndahet shapi nga sheqeri: Ose te denohet krimineli Berisha, ose te denohet per shpifje Izeti.Pataj, ka nje dosje hetimore per ngjarjen makabre te Gazetares, Prokuroria te hetoje,ta vere ne levizje..

  • AH, MOJ ZENEPE,
    Sikur te mos kishe zene ne goje ‘ZOTIN’,HAJDARET”LU’ DHE TERE ZAGARET ME EMERAT ‘LESI’ DO ME RINGJALLJE SHPRESEN PAS 25 VJETESH DHE DO TE KONSIDEROJA ‘GAZETARE’!’Perenmdi! Ku je’?Migjeni

  • Suzana
    Respekte per gazetaren Zenepe Luka.Nese ia del mbane, duhet te vleresohesh me medaljen Nderi i Kombit.

  • O beqo ziu je fatkeqesi e ktij forumi per mendjen qe ke por cte besh, keshtu e ka demokracia ,han te gjith ne nje canak ! Atij Izetit do i ngrejm nje permendore perball shtepis se Saliut se 300 faqe te shkruara per te, do mbetet si Drakula shqiptare e brez pas brezi do kujtohet ! ………

  • Hyrjeti nga Gjakova
    Shpresojme se nuk do te mbetet vetem ne gazete dhe Prokuroria do te beje veprimet e duhura.Ku eshte kjo Zenepe Luka?Te vije ne Prishtene dhe tju thote turp ketyre deputeteve tona, qe fusin gazin lotsjelles ne organet gjenitale, per te qorruar koleget e tyre.
    Ti je nje grua e madhe shqiptare, moj zonja gazetare.

  • Shpresojme se nuk do te mbetet vetem ne gazete dhe Prokuroria do te beje veprimet e duhura.Ku eshte kjo Zenepe Luka?Te vije ne Prishtene dhe tju thote turp ketyre deputeteve tona, qe fusin gazin lotsjelles ne organet gjenitale, per te qorruar koleget e tyre.
    Ti je nje grua e madhe shqiptare, moj zonja gazetare.
    Te rrojne femijet dhe pac jete per ten a dhene nje shembull dinjitoz si grua,

  • Jam nje socialiste e deshperuar nga kjo rilindja.Lexova shkrimin e gazetares Zenepe Luka dhe na u ngjall shpresa.Jane te rralla keto gra, qe guxojne dhe kerkojne te drejten e tyre, duke u perballur edhe me nje keqberes, qe e shkaterroi Shqiperine, Sali Berishen.
    Faleminderit gazetare,ty te ruan Zoti.

  • Emigranti
    Kete gazetare e njoh si te vetmen qe shkruan per te verteten, qe ju bie te gjitheve, ndaj e kane kercenuar me jeten.Cili gjykon ndryshe per te, eshte kriminel, ashtu si ata qe i vendosen trritolin per ta zhfukur familjarisht.Si mund te falen keta vrases?
    Sikur te ishte Prokurore e Republikes kjo Zenepe Luka, kriminelet do te futeshin ne vrimen e miut.
    Grua e guximshme, qe na mban gjalle edhe ne emigrantevr.

  • Qekur perrallisjet e Izet Haxhise, nje i denuar ne arrati, marrin vleren e proves. Zenepja ben mire qe te beje gazetaren se sa per koncepte juridike nuk ia thashka fare. Nese duhen vleresuar si prove “kujtimet” e Izet Haxhise aq me teper kur ato dalin si me porosi ne varesi te lajmeve apo te momentit mediatik, kete duhet ta gjykoje trupi gjykues. Ne rast te kundert Zenepja rrezikon edhe padi per shpifje nese dalin deshmitare te tjere qe te kundershtojne “kujtimet” e vonuara te kriminelit Izet haxhia.

    • Je shume maskara,more Info-leshi, sepse znj.Luka e ka bazuar padine qe ngre,ne librin e Izet Haxhise e jo ne fantazine e saj. Por ti,si bandit i taborrit te Vicidolit,di vetem te perbaltesh dhe peshtysh gjithecka qe eshte kunder shpellarit tend . Urojme qe , ne se peson gje,bajraktari shpellar, te te marre me vete edhe ty.
      RESPEKT TE VECANTE PER GAZETAREN LUKA !

      • Ti si gjirokastrit i ke disa perfaqesues te denje te maskarallekut po nejse se ti e ke zakon vetem te shash e te lehesh si qen se nuk arrin dot ende te lidhesh dy ide e te argumentosh.

  • Juristi
    Duket qe edhe ti info analitike, nuk marrkerke vesh nga ligjet.Po librit merret si shkak per te cele nje kerkese-padi, edhe nje lajm i thjeshte i bere publik, gjithashtu.Pastaj eshte gjykata qe vendos, por, ka rendesi edhe dosja qe eshte pezulluar,kushedi cfare fshihet brenda saj, deri sa gazetarja thote qe une i dija….
    Tek e fundit, per shpifje o analist, nuk merret paditesja por Izet Haxhia, qe e ka hedhur te zezen mbi te bardhe.
    Ajo guxon dhe e ben publike dhe bravo i qofte dhe per kete duhet pergezuar.

  • Adriatik Llalla asht mashe qe perdore Berisha ne mbrojtje te vetvetes dhe krime korrupsionit te partise fashiste me emrin PD.Nese drejtesia nuk ka takat ta nxjerrin jasht ligjit partine fashiste te Sali Berishes PD.Te kalohet me referendum per jasht ligjit te kesaj fashiste parti demokratike.

  • Eh moj Zenepe, ti padit Berishen per Moskallzim Krimi me deshmi te Izet Haxhise qe i ka dhene urdher Azemi…si shum i gjate ky sterhollim. Megjithate suksese se ke deshmitar te sigurte per…autogol.

  • O jurist djali. Izeti merret per shpifje bashke me Zenepen sepse Izeti nuk po ngre padi por Zenepja e cila po cenon nje person ne baze te thashethemit te nje tjetri. Padi mund te ngreme te gjithe por eshte Gjykata qe vendos nese ato qendrojne ne baze te dokumenteve, fakteve. deshmive. Nese te gjithe do te paditnim ne baze te librave qe lexojme atehere i bie qe ne gjykata te kemi mori me ceshtje.

    • Zenepja ka deshmi fotografite e shtepise se rrenuar nga bomba. berisha ishte ne pushtet, perse nuk e gjeti kur e vuri bomben, perse heshten ? Ai vetem per nenvleresim te situates duhet ndeshkuar. Po ti kishte hedh njeri bombe shtepise se tij, si do vepronte??!!! Info – te rafte bomba ty eshalla !!

      • Renata, gjyqet nuk behen me llogje kavaje. Une nuk e kam zakon as ti uroj qe ti plase bomba dikujf e as ti hedh bomba dikujt. Ajo eshte mendesi kriminale qe mund te kesh ti e te tjere. Me habit menyra se si e konceptoni ligjin. Ti do ligjin e xhungles une jo.

        • Info — Meqenese ti the qe Zenepja nuk mund te paraqese librin si fakt, une te thashe qe ajo ka fakte te tjera, ka photot ate dite qe ndoshi krimi, ka filmime nga TV te ndryshme qe kane pasqyruar ate gjendje makabre ne shtepine e gazetares. C’fare beri qeveria per te gjetur pergjegjesit e ketij krimi?!!!! Sali Berisha ka qene ne dijeni, si ai nuk u ndje, te pakten ti conte mesazh qe i vinte keq, por ai heshti, se krimi hesht, e njerez si ti e perkrahin.

          • O Renata, po tani u kujtua Zenepja qe te denoncoje?! Cfare beri gjithe keto vite? Nese per ty “Sali Berisha ka qene ne dijeni, si ai nuk u ndje” kjo eshte prove atehere le te denoncoje e te marre per mbrojtes edhe komentuesin juristi e me siguri do ta fitojne gjyqin.

  • Akoma ka krimba ajo toke qe perpeliten e shkruajne komente ketu per ti hedhur hije atyre ngjarjeve qe i kemi pare me sy?! Ketyre duhet shtypur koka. Zenepe Luka eshte nje pararojat e gazetarise shqiptare, si asnje tjeter ne Shqiperi qe neper gryka pushkesh transmentonte e shkruante per ngjarjet me force e shpirt nene per atdheun, per njerezit, per jeten. Izeta Haxhia i perket nje kategorie tjeter njerezish qe pavaresisht se pse eshte prishur me Berishen, ai eshte njeriu me i besueshem per te gjitha ngjarjet dhe bemat e Saliut. Izeta Haxhia eshte njeriu qe po kontriubuon me shume se kushdo ne zbardhjen e krimeve ne Shqiperi qysh nga viti 1991 kryer nga bandat e Sali Berishes.

  • Mendoj se ju zonja Zenepe duhet te jeni nje nismetare per referendum popullor qe kriminelit sali ti hiqet mandati i i deputetit dhe te paditet ne gjyq per krimet e kryera dhe kjo me firmen popullore.Ndryshe do ta kemi keshtu si gjithmone si monster vrases i poullit te vete,si agjent i bindur i serbeve dhe te tjere dhe ambasadori do ti jape doren si ja ka dhene.

  • Ishalla.
    Ishalla ben ndonje pune kjo reforma ne drejtresi, pa per gazetaren e nderuar Zenepe Luka, nuk ma do mendja kurre se Prokuroria do te hetoje dhe do te marre ne pyetje Berishen…Kjo nuk eshte bere per krime me te medha,por, duhet vleresuar zeri i kesaj gruaje te guximshme, qe tek e fundit jep nje mesazh per te zgjuar organet e drejtesise, duke i kerkuar hesap edhe Luuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu-se qe rri me sy perpjete…

  • Ka dhe nje arsye qe drejtesia nuk vepron si do te duan shume komentues. Pervec se e ka Berisha, eshte dhe ajo arsyeja tjeter te cilen e mendojne te gjithe por nuk e thone. Se drejtesia nuk vepron ne baze te perrallave te nje te denuari per vrasje aq me shume qe rri fshehur e nuk ka fillu burgun akoma.

  • info jo analitike!lexoje mire Zenepen dhe do e kuptosh se ajo thote qe unè e dija pa e thene Izeti se kush ma ka hedhur ne ere shtepine por tani qe eshte dhe nje tjeter deshmitar ajo do e dergoi çeshtjen ne gjykate ndersa per persona si puna e a.bythes(beqos) qe e akuzojne Izetin si te pabese po ju them:kush eshte i pabese?Izeti qe ka qendruar 17 vjet pa ja nxjerrur te palarat sali udb-es apo sali udb-ja qe si zhapik ka shkuar tek ambasada Amerikane dhe ne fshehtesi ka shpifur per Izetin dhe vllezerit e tij dhe nuk ka guxuar kurre te shkoje ne gjykate e te deshmoje!!dhe a e dini pse?!sepse ka qene ne kuadrin e shpifjes dhe po te shkonte te shpifte ballas atehere do hapej “kutia e pandores” gjithsesi me mire vone se kurre thote populli.

    • Orli, po pse iu paska dashur frymezimi i kriminelit Izet Haxhia per te denoncuar? Le ta kishte bere me kohe denoncimin meqe e paska ditur. Po pse i njeri arsyetoni kaq ceket. Juridikisht eshte e pajustifikuar kjo pritje kaq e gjate per te denoncuar dicka qe paska ditur e per te cilen paska pasur prova.

  • Te lumte.Zenepe nje gazetare e denje.Shpresojme te shkoje haka ke izoti.Ngrehu shoqeri civile per te shkuar drejtesia ne vend.

  • Ti merrni te keqen Zenepe Lukes,gazetare e shquar, e vertete, e guximshme,grua me personalitet dhe dinjitet, qe e njeh dhe vlereson jo vetem Vlora.
    Ajo eshte per tu vendosur ne karriken e Presidentit, por shoqeria shqiptare eshte zhytur ne llum dhe nuk mund te pranojne te tilla figura.
    Zonja Zenepe, je krenari per gruan shqiptare, kane zili, prandaj hedhin ndonje llafe ndonje komentues..

  • Gazetare, mos u terhiq, te njeh Shqiperia per grua guximtare, qe je ne krah te qytetarit.Pa shko dhe trokiti ne dere ati LU-se,se nuk merr vesh me llafe gazete Ai. Ai e konsideron Partner Berishen, ne vend qe ta injoronte per bemat e tij.
    Shume njerez te ndershem, syte i kane nga ti,zonje grua.

  • Zenepe Luka eshte nje intelektuale, qe ka dhene nje mesazh te madh me kete veprim qe ka kryer,duke sfiduar Rilindjen e Qeverine.Kjo grua e shquar i drejtoyhet politikes dhe u thote: Eni pas meje.
    Nese jemi njerez, duhet te na dridhet mishi, kur mendon se njerezit qe drejtojne shtetin, arrijne deri ne keto akte banditeske,per te marre jeten e femijve te pafajshem.Ky eshte nje akt fondamentalist dhe fakti qe nuk eshte ndeshkuar tregon qe ketu qeveris Mafia, jo shteti ligjor.

  • Durimi.
    Cuditem si ka duruar kjo grua deri tani,kur kane kaluar 18 vjet?Edhe durimi eshte pjese e karakterit te saj te hekurt.
    Nuk besoj te reagoje drejtesia.E kuptoj sfiden qe i ben gjyqtares Fatmira Hajdari, por si mund te gjykoje e jape drejtesi ajo, kur shkaktar eshte bashkeshorti i saj “Deshmori i demokracise” Azemi.

  • Komentuesja “Info analitike” meriton nje gojore dhe jo nje shkelm bythes, por nje loqe ne bythe. Info…. duhet te jete anetare e shoqates bamirese pa fitim qe quhet LGBT, ku aderon edhe Shkerdheni i Saliut.

    • Jo aty aderon Erjonka me Endrinen. Mos uzurpo pa leje shoqatat se partia te denon e Rama te quan genjeshtar. Vazhdo ha dhe mbushe gojen plot, po deshe merre edhe shqipen se i ka lene gjyshja trashegimi sa te duash qe te kete per te ngrene edhe per 100 vjet.

  • Kenaqesi ta nis diten me nje shkrim si ky i gazetares Luka.Lexova edhe opinionet qe te gjithe e vleresojne kete grua, por une desha te shpreh nje mendim:Ka ardhur koha qe gruaja te bashkohet, dhe te behet barrikade perballe cdo dhune e injorimi qe i behet femres, deri tek ky akt makaber dhe nuk eshte e veshtire pse kemi kete zonje te madhe,gazetaren, qe na udheheq.
    I shikoni grate deoutete?Skane asnje ndryshim nga burrat , kane hallin e mandatit dhe jo te grave.
    Une jam nje intelektuale qe dua te hap kete diskutim ketu>Ju lutem me mbeshtesni,ose jepni met tuaja.

  • Me Shqiperi ka rene murtaja e mos besimit.Ky virus, i prodhuar per te fshehur te vertetat, ka bere dhe bene kerdine ne cdo qelize te shoqerise shqiptare .Mos i merni te verteta por shpifje ato qe kane te bejne me krimet mafioze te Pd .
    Nuk behet fjale per nje raste por per 100 te tilla .Dhe keto jane shpifje? Qe ti numeroje nuk do me dali kjo faqe e interrnetit.
    Pyetjen po e beje per ata qe e vene ne dyshim akuzen e z.Zenepe .Pse nuk u hetuan krimet e 97.Cfare hetoje Prokuroria per vrasjet ne Vlore ,Ura vajgurore ,Fier ,Lushnje ,Kavaj ,Rrogozhine ,Peqine ,Tepelene , Memaliaj ,Permet , Sarande e ne veri .Keto jane krime e jo shpifje .Deshmit jane varret me emrat e tyre .Si mund ti heqim nga memorja vetem duke burgosur Zani Partizanin .
    Jane denuar disa ushtare per te mbyllur zjarrin qe hodhi Berisha me PD. A quhet normale kjo?.
    Zonja Zenepe mesoje nje fakte se kush fshihet mbas trotilit..Po a mund te mohohet ky veprim kriminal ndaj saje .A e kin provuar ju qe dyshoni ,jo tu vene trotilin por te te kercenojne pa e kryer veprimin, sesi do te ndiheni .???????? Birbilosni ju dhe Drejtesia e korruptuar se nuk ua ve kush gryken e pistoletes ne koke .Nuk duhet vrare Saliu por ju qe degjeneroni krimet e shemtuara qe ka hequr e heq ky popull ne kurriz .Kush donte ta kthente tragjedine e firmave Piramide ne lufte civile, populli qe humbi pasurine apo hajdutet, per te shpetuar lekuren ? Keto jane te qarta sa drita e diellit por shqiptaret jane akoma me driten e kandilit qe u ka vulosur syte ,veshet, gojen e trurin me bloze.Kur i hyne krimbi shqiptarit ska laborator te gjeje kondravirusin .Virus qe as Evropa dhe Amerika nuk po e zbulon .E jo pa qellim Zenepia i kerkon ndihme Ambasadorit LU .Ndoshta nje dite laboratori amerikan vihet ne pune .

  • Jo Zenepja, po qeveria e Rames ti kerkoje Interpolit e Amb. Lu bashke per ti ekstraduar Haxhine. Te veje ne burg e aty ta kerkoje deshmitar Zenepja. Pse nuk e sjell Rama ketu Haxhine sot kur ka 3 vjet ne qeveri i dhimbset Berisha apo i leverdis vetem ato perrallat me mbret qe lexon Haxhia por nuk e do ketu se i del boja e ca me shume se boja.

  • Shqipwria eshte e cuditshme me njerezit qe kia, e ve re edhe ne keto komente. O njerez, do te vije dita qe te behet shteti ligjor dhe te ndeshkohen njerezit qe kane bere krime?Ketu duhet te rrahe cekani per te gjithe,nese duam te ndertojme shoqerine demokratike dhe tju sigurojme te ardhmen femijve tane.
    Kjo gazetarja duhet nderuar e vleresuar per guximin qe ka,megjithese jemi hne njue shoqeri te pasigurte.
    Madje ajo eshte treguar e duruar, e kulturuar, duke shternguar dhembet nga dhimbja e nenes,, pse banditet ne pushtet, deshen tua merrnin jeten.Cfare beri kjo gazetare?Ate qe nuk e beri askush tjeter: Percolli te verteten e pergjakur, duke rrezikuar jeten mes plumbave.Ate qe nuk e bene bandat, e beri politika-bande. O popull, zgjou.

  • Sikur te ndodhte ne USA qe nje kryeminel si puna jote te shpifte si puna jote do ishje ne hale o qelbesir.Prandaj nuk merret njeri me legena si puna jote.Ke gjet disa idiot qe te perkrahin.

  • Vjollca
    Ne qe kemi ne Vlore e kemi perjetuar tmerrin e trazirave, u derdh gjaku lume,pse shteti i asaj kohe u suall si barbar.Ku eshte avokat Ngjela qe thosh neper mitingje se Saliu duhet varur?Ku eshte gjeneral Arben Imami qe thoshte Saliu eshte Hitler?
    Ku ndodhet ajo Vjollva Vokshi qe nga ekr5ani i TVSH thoshte se eshte Koha jone dhe gazetarja Luka, qe po e djegin Vloren?
    Perse heshtet ndaj disa b.lepirsve tamamm qe me gazetat e tyure, TV mbeshtesnin Berishen qe dergoi ushtare per te vrare Vlonjatet?
    Cudi, si mund te kaloje ne heshtje kjo tragjedi me humbje njerezore? Ne cilin shtet ndodh kjo?
    Te filloje nga Sali Berisha dhe me rradhe, ndryshe,nuk ka qetesi ne kete vend.,Popull zgjou.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *